• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KABLLOGRAMI I AMBASADËS AMERIKANE/ Dyshime të forta, Dritan Dajti i shpëtoi prangave me ndihmën e njeriut të Berishës, Agron Kuliçajt
Home
Politikë

KABLLOGRAMI I AMBASADËS AMERIKANE/ Dyshime të forta, Dritan Dajti i shpëtoi prangave me ndihmën e njeriut të Berishës, Agron Kuliçajt

12 February, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka rrëzuar vendimin për burgim të përjetshëm dhe ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen e katër policëve në krye të detyrës.

Përpara se të arrestohej në vitin 2009, Dajti i pati shpëtuar disa herë arrestimeve, por në publikimet e kabllogrameve Wikileaks, ngrihen dyshime të forta se këtyre arrestimeve, Dajti u ka shpëtuar me ndihmën e Agron Kuliçajt, ish drejtorit të policisë së shtetit në qeverinë Berisha dhe më herët ish truproja personale e ish Kryeministrit.

Emri i Dritan Dajtit përmendet për një lidhje të fortë me Agron Kuliçaj, për të cilin sipas ambasadës amerikane në Tiranë, burimet brenda policisë thonë se dekonspironte aksionet e policisë te Dajti.

Në kabllogramin e klasifikuar “konfidencial”, drejtuar DASH-it nga Ambasada Amerikane në Tiranë shkruhej mes të tjerash se “Kuliçaj mund të jetë përfshirë në skandalin që doli pas arrestimit të Dritan Dajtit në gusht, një figurë kjo e krimit të organizuar, ku Dajti u informua paraprakisht dhe shumë oficerë policie mbetën të vrarë gjatë aksionit…”.

Duke cituar burime brenda Policisë Shqiptare, ambasada amerikane njofton Departamentin Amerikan të Shtetit se operacioni për kapjen e Dritan Dajtit u zhvillua pikërisht në muajin Gusht, kur Kuliçaj ndodhej jashtë Shqipërisë, për mos t’i dhënë mundësi sinjalizimi Dajtit.

“Disa në polici besojnë se Kuliçaj mund ta ketë ndihmuar Dajtin t’u shpëtojë përpjekjeve të tjera për arrestim në të shkuarën. Sipas burimeve nga policia, zyrtarët e lartë të policisë vendosën të veprojnë kundër Dajtit në gusht të këtij viti (2009) për shkak se Kuliçaj nuk gjendej në Shqipëri për momentin dhe supozohej që për këtë shkak nuk kishte mundësi të dekonspironte te Dajti”, shkruan ambasada amerikane për DASH.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO TË DIVORCOHEM PËR TY"/ Dj-i me famë botërore i shpreh ndjenjat Era Istrefit (FOTO)
Previous article LSI ZBULON SKENARIN E PROTESTËS SË 16 SHKURTIT/ Majko mund të pranohet si kryeministër tranzitor

F.autor

Postime të ngjashme

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET) Aktualitet

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET)

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme Breaking News

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT