Një ngjarje e rëndë është raportuar ëmngjesin e sotëm ku dy shqitparë kanë humbur jetënsi pasojë e një zjarri në Belgjikë.
Tragjedia ka lënë pasoja të renda tek familjet e tyre që fatkeqësisht nuk është një fenomen I rrallë që I ndodh shqiptarëve në botë.
Thënë kjo, pasi rastet janë të shumta si vrasjet e më pas djegiet ashtu dhe zjarri për shkaqe natyrore.
Sot u mesua se dy të rinj shqiptarë humbën jetën pasi zjarri përfshiu banesën e tyre.
Si pasojë e zjarrit kanë mbetur të vdekur dy të rinj, Pelivan Hysaj (24 vjeç) nga Berati dhe Venedik Pirushi(23 vjeç) nga Durrësi.
AlpeNews.al ka siguruar fotot e shqiptarëve të cilët humbën jetën tragjikisht nga zjarri:
1. Pelivan Hysaj (24 vjeç) nga Berati dheVenedik Pirushi (23 vjeç) nga Durrësi
I vë flakën shtëpisë dhe digjet brenda, shqiptari i jep fund jetës në Itali
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një banesë në Itali ku një emigrant shqiptar ka humbur jetën.
Shqiptari 47-vjeçar, ka ndërruar jetë pas një zjarri të madh në shtëpinë e tij në komunën Gangi të Siçilisë pasi është djegur.
Shqiptari baba i tre fëmijëve digjet në një magazinë frigoriferësh
Zjarrfikësit arritën ta gjejnë me shenja jete, por pas transferimit me urgjencë në spitalin e Palermos, gjendja e shqiptarit është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë për shkak të djegieve të shumta.
Një 45 vjeçar shqiptar babai i tre fëmijëve është djegur i gjallë në një magazinë frigoriferësh në Greqi. Shpërthimi i zjarrit në kompleksin e madh frigoriferik “Alexopoulos” në Volos
Mediat greke shkruajnë se shqiptari punonte si saldator me dy punëtorë të tjerë në dyqanin e madh, ndërsa shpërtheu një zjarr i fuqishëm.
Sipas dëshmive, 45 vjeçari u përpoq të dilte mundi të arratisej nga ndërtesa duke humbur jetën, ndërsa trupi i tij u gjet në pjesët e shkallëve të brendshme të shpëtimit.
Greqi, vritet e digjet shqiptari 21 vjeç
Kur kishte 24 orë që ishte zhdukur, 21-vjeçari nga Shqipëria u gjet pa jetë në një mal në Greqi.
Shqiptari është qëlluar në kokë me një armë zjarri dhe më pas trupi i tij është djegur pjesërisht, pasi autori apo autorët kanë pasur ndërmend të humbitnin gjurmët.
/AlpeNews.al







