Dua Lipa këngëtarja me origjinë shqiptare nga Kosova, na bëri të gjithëve të ndihemi krenarë.
Ajo arriti të rrëmbejë dy çmime “Grammy”, përkatësisht atë të “Best New Artist”” dhe “Best Dance Recording”, duke bërë që mediat ndërkombëtare të shkruanin pafund për të.
Prestigjozja “Daily Mail” shkruan për Duan:” Përshëndetja që bëri kur fitoi çmimin ishte më impresionuesja ndër të gjitha femrat fituese të vitit 2018. Këngëtarja e “New Rules” u shoqërua nga brohoritje dhe duartrokitje të forta nga publiku.”
Më poshtë AlpeNews.al ju sjell artikullin e plotë:
Dua nuk harroi pa falenderuar fansat e saj duke u shprehur: Unë dua të falenderoj të gjithë fansat e mi të cilët më kanë lejuar të jap më të mirën nga vetja. Ju dua shumë” mbaroi Dua e përfshirë nga emocionet.
Këngëtarja gjithashtu përshëndeti familjen e saj që ishin të pranishëm në cermoni.
Gjatë fjalës së saj Dua Lipa motivoi të gjithë që të ndjekin ëndrrat e tyre duke thënë: “ Unë jam dëshmi që mund njeriu mund të bëjë çdo gjë që vendos në mendje e tij dhe sado e vështirë të jetë rruga, unë e besoj dhe besoj tek juve. Ju faleminderit aq shumë”.
23 vjeçarja Dua Lipa u sigurua që të dukej magjepse në natën e çmimeve Grammy, duke u veshur me një fustan të mrekullueshëm nga “Versace”.
Ajo është kthyer në një ikonën fashion-I dhe çdo vajzë do e ëndërronte të vishte fustanin e saj.






