Në Gjykatën për Krime të Rënda nisi seanca për shqyrtimin e ankimit të osh-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, ndaj zgjatjes së hetimeve.
Ish-ministri u paraqit në ambientet e gjykatës, në prani të avokatit të tij, Maksim Haxhia, ndërsa seanca është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura, për shkak të sekretit hetimor.
Sot pritet që prokuroria të dorëzojë disa akte të dosjes, të kërkuara nga Gjykata në seancën e një jave më parë.




