• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“POLITIKA BOTËRORE DO TË KETË…”/ Ischinger: “BE-ja është shëndosh e mirë”
Home
Nderkombetare

“POLITIKA BOTËRORE DO TË KETË…”/ Ischinger: “BE-ja është shëndosh e mirë”

11 February, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Politika botërore do të jetë këtë javë në fokus të Konferencës së Sigurisë në Mynih. Për të 55 herë në Konferencën Ndërkombëtare në Mynih do të vijnë një numër rekord pjesëmarrësish të nivelit të lartë. Ndër 500 të ftuarit janë edhe 40 kryetarë shtetesh dhe qeverishë si dhe 100 ministra.

Drejtuesi i kësaj konference Wolfgang Ischinger në një intervistë ekskluzive për DW u shpreh me shqetësim lidhur me zhvillimet mes SHBA-së dhe Rusisë. “Do të ishte një dështim i madh për të ardhmen globale, nëse ne do ta lejojmë një situatë, në të cilën shtetet e fuqishme të zhvillojnë një rivalitet klasik të fuqive të mëdha.”

Sipas tij ka mjaft të përbashkëta mes Rusisë dhe SHBA-së, mes Europës dhe Kinës e të gjitha kombeve, në mënyrë që ato të përpiqen edhe më tej për bashkëpunimin dhe integrimin duke i lënë më njëanë rivalitetet, “që duket se do të jenë motoja e 2019”, tha Ischinger. Për këtë duhet diskutuar në Mynih. “Ne do të kemi bisedime të vështira, për të arritur – shpresoj – që të përcaktojmë prioritetet, se cili drejtim i përgjegjshëm është i nevojshëm në vitin 2019.”

Ischinger thekson rëndësinë e BE-së si një shtyllë e rëndësishme e rendit të hapur ndërkombëtar dhe të bazuar në rregulla. Një ndër detyrat e rëndësishme të BE-së, thekson Ischinger, është të farkëtojë bashkëpunime dhe aleanca në mbarë botën. “Ne nuk jemi vetëm. Kanadaja, Australia dhe shumë shtete të tjera ndajnë interesat tona në tregtinë e lirë, frocojnë institucionet ndërkombëtare dhe një rend ndërkombëtar, duke u dakorduar për rregulla të përbashkëta.”

Nuk janë pak ata njerëz që i shohin me shqetësim zhvillimet e situatës në botë. Radari i Sigurisë 2019, anketimi “Wake-Up call for Europe”, që u organizua nga Zyra rajonale e fondacionit Friedrich Ebert për bashkëpunimin dhe paqen në Europë/Raporti i Sigurisë i Mynihut  2019, tregon, se 21 përqind e francezëve, 19 përqind e gjermanëve dhe15 përqind e rusëve besojnë, që situata politike ndërkombëtare në pesë vitet e ardhëshme do të përkeqësohet.

Ischinger nuk pajtohet me përshtypjen, se BE po pëson dëm nga dalja e Britanisë së Madhe. “Për mua është e rëndësishme, që ne në radhë të parë botës anglo-saksone t’i tregojmë, se është e gabuar përshtypja, që projekti i integrimit europian po shpërbëhet për shkak të Brexitit. Në fakt mbështetja për BE-në në shumicën e vendeve është rritur dhe nuk është ulur.”

Ischinger dëshiron që të tregojë në Mynih, se “Bashkimi Europian është shëndoshe mirë”. Këtë pritet ta theksojnë me fjalimet e tyre edhe një sërë referuesish nga Gjermania, Franca dhe vende të tjera europiane, duke përfshirë edhe presidencën rumune të BE-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRONTE TË REJA POLITIKE/ Revolucioni iranian që u kthye në një tmerr
Previous article E RËNDË NË ELBASAN/ Përplasen tre mjete, dy pasagjerë përfundojnë në...

F.autor

Postime të ngjashme

ANGLI-GJERMANI, PAKT KUNDËR RUSISË/ Burnham dhe Merz, marrëveshje për të përballuar së bashku sulmet hibride të Moskës Botë

ANGLI-GJERMANI, PAKT KUNDËR RUSISË/ Burnham dhe Merz, marrëveshje për të përballuar së bashku sulmet hibride të Moskës

MISTER DHE ALARM, ÇFARË PO NDODH NË RUSI? Autoritetet mohojnë shpërndarjen e virusit, por karantinojnë qindra njerëz Botë

MISTER DHE ALARM, ÇFARË PO NDODH NË RUSI? Autoritetet mohojnë shpërndarjen e virusit, por karantinojnë qindra njerëz

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi Botë

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT