• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“REALIZOVA DISA…”/ Velina rrëfen karrierën e saj ndërkombëtare: E lumtur që sfiloj për markat e mëdha (FOTO)
Home
Showbiz

“REALIZOVA DISA…”/ Velina rrëfen karrierën e saj ndërkombëtare: E lumtur që sfiloj për markat e mëdha (FOTO)

10 February, 2019 F.autor Gossip, Showbiz

Nga një velinë që shfaqej çdo natë duke kërcyer në ekran, tani e shohim tek sfilon në pasarelë për markat e mëdha dhe famshme. Ish-velina brune e programit investigativ “Fiks Fare” në “Top Channel”, Anisa Mukaj, ka pothuaj dy vite që është vendosur në Milano, ku lidhi kontrata me agjenci mode atje.

Pasi realizoi setet e para të fotove artistike për agjencinë më të madhe “Major Model Management”, jeta e saj ndryshoi kryekëput, pasi u vendos në një qytet europian, duke ndarë të njëjtën dhomë me ish-kolegen velinë, Briseida Mehmeti.

Ajo tregoi për “Panorama Plus” se vetëm për dy javë arriti të nënshkruante një kontratë 2-vjeçare me “Major Model Management”, që është një nga agjencitë më të mëdha dhe më të suksesshme në Milano dhe jo vetëm, pasi zyrat e tyre ndodhen edhe në Paris, New York dhe Munich. Duke treguar për ritualin e një modeleje në Milano, ajo rrëfeu: “Realizova disa sete fotografike me dy fotografë të ndryshëm, foto të realizuara këto për të pasuruar më shumë bookun.

Gjithashtu, përveç kësaj, bëra edhe punën time të parë si modele. Isha pjesë e katalogut të një brandi të ri “Frei Clothing”. E pas shumë udhëtimeve, së fundi ka mundur të shkelë në pasarelën e duhur, pikërisht në Zvicër ku ka sfiduar për “Guess”. “E lumtur padyshim që arrita të sfiloj për ‘Guess Campaign 2019’, shoqëruar edhe me disa foto të bukura profesionale”, tha ajo për “Panorama Plus”. Pyetjes se me kë imazh të njohur femëror në botë e krahasonin profesionistët italianë, ajo i përgjigjet: “Pavarësisht se unë nuk shoh ndonjë ngjashmëri, më kanë krahasuar me aktoren amerikane, Catherine Zeta-Jones”. Në lidhje me pagesat u shpreh: “Pagesat janë normale, jo të mëdha, pasi janë punë ditore ose disa ditore”.

Sa për ruajtjen e linjave, Ania thotë se tani po i kushton më shumë rëndësi fizikut dhe se të qenurit në formë, vjen si meritë e të ushqyerit shëndetshëm dhe ushtrimit në palestër. Po cila është ana e errët e jetës së një vajze të re, që synon tregun botëror të modës? “Nuk kam shumë për të treguar, sepse jam ende në fillimet e mia. Por kam kuptuar që është një jetesë po aq sa e vështirë, aq edhe e bukur. Duhet të ndash apartamentin me modelë të tjerë, të cilët vijnë nga vende të ndryshme të botës.

Duhet të zgjohesh herët në mëngjes, madje të vraposh dhe të kapësh metronë, pasi duhet të shkosh në disa casting. Kur shkon atje, shikon që janë 500 vajza aty, të gjitha për një synim dhe ata do të marrin vetëm një. Të duhet të qëndrosh në radhë për disa orë rresht dhe të mos përzgjidhesh. Por sigurisht ka dhe ditë ku ti punon, pozon para aparatit me orë të tëra dhe merr në fund një lloj sadisfaksioni, e ndihesh e plotësuar. Për sa u përket pagesave, janë në varësi të punës që bën. Si përfundim, mendoj se për çdo profesion që dëshiron të ushtrosh, fillimi nuk është i lehtë dhe modelingu është nga ato profesione që s’të premton gjatë”, përfundon Anisa./ PANORAMAPLUS

Anisa-mukaj1123Anisa-mukaj11234Anisa-mukaj112344Anisa-mukajAnisa-mukaj1Anisa-mukaj11Anisa-mukaj112

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ËSHTË ZYRTARE/ PSG humb edhe një tjetër titullar në prag të sfidës Champions
Previous article U TRANSFERUA NË LONDËR/ Higuain zbulon: Cikli im në Itali kishte përfunduar, ai ekip nuk u bë...

F.autor

Postime të ngjashme

"MERRI NJË KONFIRMIM..."/ A u keqkuptua Soni Malaj nga surpriza e Flori Mumajesit? Gossip

"MERRI NJË KONFIRMIM..."/ A u keqkuptua Soni Malaj nga surpriza e Flori Mumajesit?

DASMA E VITI/ Dua Lipa u paguan nga 5 mijë paund fqinjëve në Palermo që u ankuan e protestuan Gossip

DASMA E VITI/ Dua Lipa u paguan nga 5 mijë paund fqinjëve në Palermo që u ankuan e protestuan

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë Gossip

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT