“Ce soir” ka botuar, të hënën e 24 korrikut 1939, në faqen n°8, fotografinë e rrallë të mbretëreshës Geraldinë dhe motrave të mbretit Zog në kopshtin zoologjik të Stokholmit.
Ish-sovranët e Shqipërisë kishin nisur një udhëtim të gjatë në Evropë. Gjatë qëndrimit të tyre në Suedi, Mbretëresha Geraldinë dhe motrat e Mbretit Zog përfituan të bënin një vizitë të gjatë në kopshtin zoologjik të Stokholmit.



