• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NDAJ LULZIM KULLËS/ Prokuroria shtyn me 2 muaj hetimet për tre të ndaluarit
Home
Breaking News

ATENTATI NDAJ LULZIM KULLËS/ Prokuroria shtyn me 2 muaj hetimet për tre të ndaluarit

9 February, 2019 enxhi.autor Aktualitet, Breaking News

Të arrestuarit Argent Lulaj, Serxho Teta dhe Endri Çopja nuk kanë pranuar në asnjë moment akuzat për atentatin me eksploziv të bërë ndaj Lulzim Kullës në janar të 2018-ës. Dosja penale kundër tyre është dërguar nga Shkodra tek Krimet e Rënda, pasi prokurorët janë të mendimit se vepra penale e të rinjve nuk është kompetencë e tyre. Afati i fundit i hetimit është 22 mars 2019.

Ngjarja që tronditi Shkodrën në janar të 2018 ku Lulzim Kulla i shpëtoi një atentati me eksploziv, do vijojë të hetohet dhe me dy muaj të tjerë. Ndryshe nga sa u raportua në media se hetimet për tre të arrestuarit e kësaj çështje kanë përfunduar dhe dosja ka kaluar në gjykatë, prokuroria e Shkodrës ende nuk ka ka konkluduan me dërgimin e çështjes në gjyq. Argent Lulaj, Serxho Teta dhe Endri Çopja, janë tre personat e arrestuar ndaj të cilëve tre prokurorët Ylli Pjetërnikaj, Lazer Çardaku dhe Albert Murçaj në 22 janar 2019 kanë vendosur të shtyjnë me dy muaj hetimin ndaj tre të ndaluarve, duke vendosur si afat përfundimtar për dërgimin në gjyq të dosjes, datën 22 mars 2019. Gjatë kësaj kohe, prokuroria ka proceduar me njoftimin e akuzave të të arrestuarve dhe komunikimit të akteve hetimore.

“Shqiptarja.com” zotëron dokumentat e prokurorisë për zgjatjet e afatit hetimor, ndërkohë gjatë kësaj faze hetimore që ka zgjatur më shumë se 1 vit, tre të rinjtë e arrestuar nuk kanë pranuar në asnjë moment akuzat që i janë ngriturnga prokuroria. Dosja penale kundër Argent Lulaj, Serxho Teta dhe Endri Çopja, është dërguar nga Shkodra tek Krimet e Rënda pasi prokurorët ishin të mendimit se vepra penale që të rinjtë kishin kryer,i përkiste për kompetencë e Krimeve të Rënda. Bashkë me këtë dosje ku po hetohet atentati kundër Lulzim Kullës,prokuroria e Shkodrës dërgoi në Tiranë dhe 11 procedime të tjera, që kanë lidhje me vrasjet seriale në Shkodër.

“Shqiptarja.com” mëson se pjesë e këtyre dosjeve është dhe një rrëfim i një personi të penduar në Malin e Zi.Por ngjarja që akuzohen tre të rinjtë nga Elbasani nuk ka asnjë lidhje 11 procedimet e tjera që tashmë ndodhen tek Krimet e Rënda,pasi dosja kundër tyre është rikthyer sërisht për hetime të mëtejshme në Shkodër. Tre prokurorët e Shkodrës Ylli Pjetërnikaj, Lazer Çardaku dhe Albert Murçaj, në 22 janar 2019 kanë vendosur të shtyjnë me dy muaj hetimet ndaj të rinjve duke vendosur afatin 22 mars 2019, si ditën përfundimtare për mbylljen e hetimeve. Prokuroria e ka mbështetur akuzën e saj duke u bazuar në disa pamje filmike të sekuestruara në rrugët e qytetit të Shkodrës, por jo në prova konkrete që lidhin tre të rinjtë në këtë ngjarje të rëndë kriminale. Të arrestuarit kanë mohuar në mënyrë kategorike se nuk kanë lidhje me ngjarjen.

I pyetur për faktin që i ngarkohet, Endri Çopja ka deklaruar në prokurori se nuk ka lidhje me ngjarjen. Ai ka marrë dhe drejtuar disa herë mjetin “Volsvagen Cady”, me ngjyrë të bardhë, me targë AA 801 RP, të cilin ia ka marrë pronarit të mjetit që e ka shok dhe e thërret Nertil, shtetasin Stiliano Gjyla, i cili është edhe shok me Argel Lulaj. Në një nga rastet ka shkuar me këtë mjet në Tiranë para vitit të ri ku edhe është gjobitur nga policia. Në Shkodër ka qenë disa herë dhe ka ardhur për të blerë hashash te një djalë që banon në fshat dhe e thërret Toni, por nuk ia di emrin e plotë dhe banesën. Në Shkodër ka ardhur edhe në datën 13 janar 2018 dhe është ndalur në unazë dhe ka takuar Tonin dhe aty ka parkuar edhe mjetin “Volsvagen Cady”. Më pas, Toni e ka çuar në një vend ku i ka shitur 20 kg hashash dhe ka shkuar me mjetin e Tonit deri në Elbasan.

Të nesërmen pasdite, në datën 14 janar 2018 ka ardhur nga Elbasani me shokun e tij Argel Lulaj me mjetin e tij “Volsvagen Golf”, me ngjyrë gri, me targë që nuk ia mban mend, ku ka ardhur në Shkodër dhe ka marrë mjetin “Volsvagen Cady” dhe janë kthyer në Elbasan. Aty ka vënë re se i kishin thyer një nga xhamat e pasmë të mjetit dhe është ndaluar në Tiranë për ta rregulluar, por nuk ka arritur dhe më pas ia ka dhënë mjetin Argelit për t’i rregulluar xhamat dhe i ka rregulluar në një ditë tjetër. Ai nuk mban mend se çfarë numri telefoni ka pasur vetë dhe as Argeli apo Toni. Edhe i arrestuari Argel Lulaj, gjatë marjes në pyetje ka deklaruar se jeton vetëm në banesë pasi familjarët i ka në Itali. Ai ka në pronësi një mjet “Volsvagen Golf 5”, me ngjyrë gri, me targë AA 975 KU. Më pas nuk ka dhënë asnjë deklarim në lidhje me pyetjet që i janë bërë.

Më parë ai kishte deklaruar se nuk ka qenë në Shkodër prej shumë kohësh dhe se shtetasin Endri Çopja e ka shok dhe e ka njohur nga vëllai i tij Kledjan Çopja me të cilin ka qenë në shkollë. Lidhur me këtë ngjarje është pyetur dhe Serxhio Teta, ka deklaruar se Argel Lulaj e ka djalë teze, ndërsa Endri Çopja e ka shok. Ai ka në pronësi një mjet BMË seria 1 dhe më parë ka pasur një “Golf 4” por e ka shitur. Në lidhje me çelësat e mjetit “Cady” të gjetura në banesë, ai ka deklaruar se nuk janë të atij mjeti dhe se nuk e ka parë asnjëherë atë mjet dhe nuk ia ka parë duke e përdorur as Argelit por janë të mjetit që ka pasur Golf 4. Ai nuk ka qenë në Shkodër ndërsa në Tiranë ka shkuar shpesh dhe se në datën 18 janar 2018 ka qenë në Tiranë dhe është takuar rastësisht me Argelin dhe kanë pirë kafe te një lokal para një servisi dhe nuk e di se me çfarë makine ka qenë Argeli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË JANË BËRË KRAHËT SI BURRË"/ Ja si reagon Aulona Musta (FOTO)
Previous article "GJITHÇKA ËSHTË NË DORËN E TIJ"/ Sarri flet për të ardhmen e Hazardit

enxhi.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E EDMOND SULË NË BËRXULLË/ Hetimet përqendrohen te konfliktet për pronat dhe lëvizjet e viktimës Aktualitet

VRASJA E EDMOND SULË NË BËRXULLË/ Hetimet përqendrohen te konfliktet për pronat dhe lëvizjet e viktimës

DHUNA NË ZVËRNEC/ Lirohet një nga rojet për dhunën në Zvërnec, lihet në qeli Geraldo Biba Aktualitet

DHUNA NË ZVËRNEC/ Lirohet një nga rojet për dhunën në Zvërnec, lihet në qeli Geraldo Biba

POSTA SHQIPTARE KALLËZON PUNONJËSIT/ Dyshohet se vodhën mbi 700 mijë euro në filialin në Durrës! Shkarkohet drejtoresha Aktualitet

POSTA SHQIPTARE KALLËZON PUNONJËSIT/ Dyshohet se vodhën mbi 700 mijë euro në filialin në Durrës! Shkarkohet drejtoresha

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT