• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRIMI NË VLORË/ Burri dyshonte se gruaja e tradhtonte, refuzimi i KËRKESËS që solli tragjedinë
Home
Breaking News

KRIMI NË VLORË/ Burri dyshonte se gruaja e tradhtonte, refuzimi i KËRKESËS që solli tragjedinë

8 February, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ajo që ishte paralajmëruar dy vite më parë ndodhi mëngjesin e datës 6 janar.

Ajo që ishte paralajmëruar dy vite më parë ndodhi mëngjesin e datës 6 janar.

Todi Lera kishte krijuar prej disa vitesh dyshime se bashkëshortja e tij, Etleva Lera, e tradhtonte. Për këtë arsye, ata kishin debate të vazhdueshme në familje. Madje, nisur nga këto dyshime se mos 44-vjeçarja kishte lidhje jashtëmartesore në qytetin e Vlorës, i kishte kërkuar që të shpërnguleshin familjarisht për të jetuar në Tiranë.

Por një gjë e tillë ishte refuzuar nga gruaja. Kjo gjë ka çuar në acarimin e mëtejshëm të konfliktit në çift, duke bërë që Todi Lera të tentonte të vriste me thikë bashkëshorten në shkurt të vitit 2017. E dëmtuar nga sulmi i tij me mjetin prerës, përveç gruas mbeti dhe vajza e tyre e madhe, 23 vjeçe.

NGJARJA

Dyshohet se Todi Lera ka kryer aktin e vrasjes së bashkëshortes së tij në kushte të rënduara psikologjike. 57- vjeçari e ka mbytur Etleva Lerën, por gjithashtu në trupin e saj është konstatuar dhe një shenjë prerjeje me thikë. Pas këtij akti, Todi Lera ka tentuar që të kryejë akt vetëvrasjeje. 57-vjeçari është përpjekur fillimisht që të mbysë veten në banjë, por nuk ia ka arritur.

Më pas ka marrë thikën dhe ka prerë venat në të dyja duart. Gjithashtu i ka shkaktuar vetes edhe një plagë me thikë në pjesën e këmbës. Ka qenë vajza e vogël, e cila studion në Tiranë, që ka gjetur nënën e saj pa jetë dhe babain të mbuluar në gjak. Ulërimat e saj kanë bërë që fqinjët të telefonojnë Policinë.

Aktualisht, 57-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal të qytetit të Vlorës, ndërsa Policia ka prerë edhe fletën e arrestit ndaj tij, kurse çështja pritet t’i kalojë Gjykatës për Krimet e Rënda në Tiranë, për vetë faktin se bëhet fjalë për një krim në familje. Në banesën e familjes Lera ka pllakosur heshtja.

Dera është e mbyllur, ndërsa trupi i viktimës do të prehet në fshatin e saj ë lindjes, Tragjas. Ata pak banorë që ndodhen afër banesës ku jetonte çifti, shprehen se shpeshherë kishin konflikte. Banorët flasin fjalë të mira për Todin dhe Etlevën, duke mos qenë shumë në dijeni për atë që ndodhte brenda mureve të shtëpisë së tyre.

PRECEDENTI

Ndonëse fqinjët thonë fjalë të mira për Todi Lerën, ai rezulton se është arrestuar dy vite më parë për dhunë në familje. Ndonëse kjo ngjarje ishte një paralajmërim i qartë për krimin që ndodhi mëngjesin e së mërkurës, drejtësia duket se nuk ka ndërmarrë asnjë masë për parandalimin e kësaj. Arrestimi i Lerës ndodhi pikërisht më 25 shkurt 2017, pas denoncimit të bërë nga Etleva Lera.

Ai u mor në hetim nga Prokuroria Vlorë për dëmtimin e gruas dhe vajzës së madhe. Por në fund të hetimeve u vendos që dënimi i tij të mos ishte me burg. Gjithashtu, pas kësaj vetë Etleva Lera që mbeti viktimë e ka falur bashkëshortin, duke thënë se ndërmerrte një veprim të tillë për të mbajtur familjen të bashkuar për hatër të fëmijëve, pa e ditur se kjo do t’i kushtonte asaj jetën rreth dy vite më vonë.

Çifti Lera ka tre fëmijë, vajzën e madhe 23 vjeçe, e cila u plagos nga i ati në 2017, një vajzë tjetër 21 vjeçe që studion në Tiranë dhe djalin e vogël, 18 vjeç. Si vajza e madhe dhe djali jetojnë aktualisht jashtë Shqipërisë. Në dijeni për debatet në familje, vajza studente kishte udhëtuar ditën e krimit nga Tirana për në qytetin bregdetar, por pa arritur dot të parandalonte vrasjen e së ëmës. Todi Lera ishte i papunë, ndërsa viktima Etleva Lera siguronte të ardhurat e familjes duke shitur rroba të përdorura në një dyqan pranë banesës në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHUMË KËRKUES PAS MERKATOS/ Milani nxjerr në shitje Kessie, përgatiten të blejnë yllin e Premier...
Previous article ZBULON PRAPASKENAT/ Cutrone: Shpresoj që Milani dhe "zikaltërit" të mos zhvendosen

k.autor

Postime të ngjashme

"DIÇKA ËSHTË KALBUR NË SHTETIN SHQIPTAR"/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në Frankfurt Aktualitet

"DIÇKA ËSHTË KALBUR NË SHTETIN SHQIPTAR"/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në Frankfurt

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR LEVAN-VLORË/ Makina përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR LEVAN-VLORË/ Makina përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet në spital

PËRPLASJE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit tentojnë të bllokojnë mjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve Aktualitet

PËRPLASJE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit tentojnë të bllokojnë mjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT