Vendi këto ditë është përfshirë nga mot i qëndrueshëm dhe me temperatura mesatare. Si pasditen e sotme dhe të shtunën nuk pitet të ketë reshje, thuhet në njoftimin e IGJEUM.
RESHJET
Sot pasdite (e premte dt.08) dhe nesër (e shtunë dt.09) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë dt.09) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 5 / 13 °C
në vendet e ulëta: 3 / 12 °C
në vendet malore: -2 / 8 °C
ERA
Sot pasdite (e premte dt.08) dhe nesër (e shtunë dt.09) era do të fryjë e lehtë deri mesatare.


