• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBARDHET DEBATI “PIKANT” NË KUVEND/ Nga “Nafije” e “llaxore”, tek “kushërira e Metës”
Home
Politikë

ZBARDHET DEBATI “PIKANT” NË KUVEND/ Nga “Nafije” e “llaxore”, tek “kushërira e Metës”

8 February, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Seanca e djeshme plenare u shoqërua me akuza ndërmjet maxhorancës dhe opozitës. Gjatë mbledhjes së djeshme të Parlamentit nuk ishte i pranishëm Kryeministri dhe akuzat e opozitës shkuan ndaj përfaqësuesve të tjerë të kabinetit qeveritar.

I pari që e hapi debatin në Parlament ishte kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i cili kërkoi nga maxhoranca gjetjen e një zgjidhjeje politike, pasi sipas tij, vendi është në krizë institucionale dhe ekonomike. Basha kërkoi nga shumica që të krijohet një qeveri tranzitore, në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme duke theksuar se në të kundërt, protesta e 16 shkurtit do ta rrëzojë qeverinë dhe populli do të marrë fatin në duart e tij. Por ky qëndrim i kryedemokratit ndezi edhe debatin.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj akuzoi Bashën për ngjarjen e 21 janarit 2011, duke theksuar se ai është përgjegjës për vdekjen e katër protestuesve dhe hedhjen në ajër të 4 mijë plumbave, që sipas tij mund të kishin qëlluar fatalë për jetën e banorëve të kryeqytetit.
Por ky qëndrim i Lleshajt vetëm sa i ndezi edhe më shumë gjakrat në Parlament. Ish-Kryeministri Berisha mori fjalën dhe e transferoi debatin në ngjarjen që ka ndodhur në Kavajë, ku sipas tij, Policia e Shtetit ka fshehur ngjarjen e përdhunimit të një minoreneje.

basha1

Lleshaj nuk qëndroi pa reaguar, duke e akuzuar Berishën se i ka duart të lyera me gjak. Ngjarja e Kavajës shënoi gjithashtu edhe një pikë të nxehtë debati në Parlament. Ngjarja u fokusua kryesisht te zonjat parlamentare, si ministrja Elisa Spiropali, ministrja Olta Xhaçka, deputetja Silva Caka etj.. Debati ndërmjet Spiropalit dhe Cakës kaloi deri në personale, duke marrë në krahasim familjet e tyre.

Por gjatë debatit, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, deklaroi se qeveria po e ndihmon familjen dhe vajzën e përdhunuar për t’i larguar nga Shqipëria. Gazeta “Panorama” sjell të zbardhur debatin e plotë dhe sharjet pa mikrofon, të ndodhura dje gjatë punimeve të Kuvendit në seancë plenare.

Basha: Sot është rasti i parafundit për t’i bërë një thirrje ndërgjegjes së socialistëve të ndershëm, të cilët detyrojnë kukullat e krimit dhe të oligarkisë, që kanë mbushur këtë sallë dhe bandat e qeverisë, t’i thërrasin zërit të arsyes dhe t’i japin rrugë një zgjidhjeje politike përpara se populli të vendosë të marrë në dorë fatet e tij dhe të spastrojë këtë sallë, institucionet nga krimi dhe oligarkia që i kanë kapur prej fyti. Nuk ka asnjë rrugëzgjidhje tjetër politike, përveç një qeverie tranzitore dhe zgjedhjeve të parakohshme, të garantuara në një mënyrë të tillë, që në këtë sallë të mos ketë asnjë parlamentar, që vjen si rezultat i paktit me krimin. Disa prej jush i kanë marrë mesazhet në Berlin këtë javë. Në qershor nuk do të ketë hapje negociatash për Shqipërinë. Zgjidheni politikisht këtë krizë, sepse ndryshe, prej 16 shkurtit, të jeni të sigurt se qytetarët shqiptarë do ta marrin fatin e tyre në duart e tyre.

Lleshaj: E kam parë që gishtin tregues e drejtoni shpesh si një lloj pistolete butaforike, por po ju them që të mundohuni të mos e drejtoni kundër meje. Sigurisht që ironia e historisë ka bërë që ju të keni qenë në atë post që jam unë sot dhe ironia e historisë bën që ju të përdorni pompë me bojë të zezë kundër Shqipërisë. Megjithatë, po ju them që janë përpjekje e dështuar. Është krejtësisht butaforike. Nuk mund ta nxini as Shqipërinë, as Ministrinë e Brendshme, sado që përpiqeni me këtë pompë të zezë boje.

Basha: Ku e kanë katandisur sot Shqipërinë, shefi yt, paraardhësit e tu dhe propaganda jote nuk të ndihmon dot. Delja e zezë e Europës, Kolumbia e Europës, bazë e krimit të organizuar, vendi 1 për pastrimin e parave të pista të krimit, kriminelët në Parlament dhe në krye të bashkive. Ky është rekordi i Ministrisë së Brendshme dhe i kësaj qeverie të kapur dhe të zhytur në krim. Pra, në një pikë biem dakord, s’kemi krahasim.

Lleshaj: Kurrë nuk do të arrini që Shqipëria ta marrë atë njollë të zezë që keni lënë ju personalisht në postin e ministrit të Brendshëm dhe sa herë ta drejtoni gishtin butaforik ndaj meje, duhet të kujtoni historinë që keni lënë pas. Keni 4 të vrarë në selinë tuaj dhe keni rreth 100 të plagosur dhe rreth 4 mijë të tjerë të mbetur në tentativë për t’u vrarë. Keni 4 mijë plumba të hedhur nga struktura që ju keni drejtuar ndaj qytetarëve të Tiranës, të cilët vetëm falë mëshirës së Zotit nuk kanë rënë në kokat e shqiptarëve, ndaj kur ta drejtoni gishtin, mendohuni mirë.

Basha: Ka një shprehje të njohur për shqiptarët: kur gishti tregon hënën, budallai tregon gishtin. Ndaj, ty të duhet pak kohë të mësosh të përmendësh tezat bajate të propagandës së Edi Ramës, të cilin duhet ta pyesësh, përse i promovoi ata që u akuzuan se shtinë mbi ata, të cilët i sollët për t’i vrarë dhe mbi të cilët marshuat drejt pushtetit tuaj korruptiv.

Berisha: Ç’moral kanë këta të dalin para jush qytetarë. Është dita juaj, pra. Në qoftë se nuk çoheni, nuk do t’i keni fëmijët të sigurt në shkollat tuaja. Këta kanë moralin e përdhunuesve. Këta akuzojnë viktimat.

Lleshaj: Theksoj edhe një herë, që rasti i Kavajës është trajtuar nga Policia e Shtetit në momentin e parë që kjo e fundit ka marrë dijeni.

Berisha: Mashtron! Turp të të vijë. Je kriminel!

Lleshaj: Ka dokumente shtetërore për këtë. Juve t’ju vijë turp. Ju jeni kriminelë dhe nuk më bëni dot mua sepse i kam duart e bardha unë, nuk i kam të skuqura. Nuk kam gjak në duar unë.

Berisha: A mund të imagjinoni ju një zyrtar që ka pafytyrësinë dhe u thotë shqiptarëve se Policia veproi para denoncimit. Kush mund ta bjë këtë përveç këtij vasali. Është turpi më i madh o puçist, ke fut forcat në Fakultetin e Filologjisë. I bindur të jesh, se së bashku do t’ju zvarrisim rrugëve.

Kryemadhi: Nuk po merrem sot me ministren e Drejtësisë sepse nuk qenka këtu në sallë. Por meqenëse ajo paska dëshirë shumë të madhe për të luftuar korrupsionin, po i bëj me dije asaj dhe kryetarit të Komisionit të Ligjeve, që shantazhet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve quhen shkelje e ligjit. A e ka luftë personale të saj apo e ka nga budallallëku, unë për hir të së vërtetës nuk e kam sulmuar, duke pasur parasysh që është kushërira e një lidhjeje familjare të Ilir Metës, për shkak të lidhjeve të mia familjare me të. Spiropali: Shembulli më banal dhe më vulgar për të bërë opozitë. Në seancën e mëparshme u ngrit kryetari i opozitës, duke u drejtuar gishtin ministreve të reja duke i quajtur kukulla dhe jo sepse janë ministre, por sepse janë gra. Dhe kush? Një kupac i vendosur në këtë pozicion nga ky njeri, që del dhe flet këtu me gjuhën e vet të shthurur.

Basha: Ky është problemi i madh i vendit. Nuk është “Nafija” problemi në vetvete. Problemi është se kur “Nafija” që kapet me ata dy tregtarët që u mori 500 mijë, e mbani mend videon që ju nxori, në vend që të shkojë në burg, promovohet. Mburret se bëra 5 milionë në dogana. Kryemadhi: I them kësaj Andronikës (Spiropalit) që ka qejf të rrijë me Skënderbeun, që mos ta përmendë më Partinë Socialiste sepse ti nuk e njeh fare.

Caka: Dua të flas për një çështje që ka tronditur çdo familje shqiptare. Është një ngjarje që trondit të gjithë themelet e shoqërisë. Është një ngjarje që na bën të kuptojmë se çfarë talljeje masive i bëhet këtij rasti nga ministrat e këtij kabineti. Jemi përballë një qëndrimi zyrtar nga një ministre e qeverisë, e cila tenton të minimizojë impaktin e ngjarjes, duke thënë se ngjarje të tilla ndodhin në të gjithë botën, madje janë edhe subjekt për filma. Unë e dashur Elisa, Jorida gjithashtu, Klajda, Olta, Rudina dhe shumë vajza të reja në këtë sallë jemi bërë nëna këto 5 vitet e fundit. Por instinkti është njësoj. Unë do të drejtoj vetëm disa pyetje. Ti Elisa, si nënë, mbi të gjitha si nënë e një vajze, si ndihesh realisht ndaj kësaj ngjarjeje? Kur shkon në darkë në shtëpi, zhvishesh nga kostumi i ministres, i deputetes dhe vendos vajzën tënde në gjumë, a e mendon ndonjëherë se si do flisje nëse kjo ngjarje do t’i ndodhte vajzës tënde?

Spiropali: Mos ma përmend vajzën këtu mua. Mos bëj politikë me ngjarjen dhe me fëmijët këtu.

Xhaçka: Kujdes kur flet për fëmijët në Parlament.

Caka: A të ngushëllon ty si nënë, fakti që një ministre del dhe thotë që këto ngjarje ndodhin kudo në botë dhe madje bëhen edhe filma? Nuk e di për ty, por mua si nënë e 2 djemve, se as djemtë nuk përjashtohen nga ngjarje të tilla, më zien gjaku ndër vena nëse mendoj se diçka e tillë i ndodh fëmijës tim. Madje, me shumë sinqeritet do të pranoj se nuk kam guxuar t’i lexoj të gjitha detajet e ngjarjes, se mendoj se do të çmendesha kur ta ktheja thikën nga vetja. Mendohu mirë e dashur Elisë dhe ktheji një përgjigje si grua, si nënë asaj familjeje atje, mos merr përsipër t’u lexosh çudirat antifamilje të Edi Ramës!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME TRE TË SËMURË NË SHTËPI/ Gigi Hadid tregon sfidat e adoleshencës: Çoja vëllain në shkollë e bëja drekën…
Previous article 10 LOJTARËT MË TË PAGUAR NË EUROPË/ Shihni sa është diferenca mes Messit dhe Ronaldos (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË KURBIN/ 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor Aktualitet

TRAGJEDI NË KURBIN/ 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

MISTERI I AUDIT A6/ Dëshmia e pronarit që shiti makinën: Blerësi e mori makinën për ta provuar para noterit, në lajme pashë që u arrestua me Ergys Agasin Aktualitet

MISTERI I AUDIT A6/ Dëshmia e pronarit që shiti makinën: Blerësi e mori makinën për ta provuar para noterit, në lajme pashë që u arrestua me Ergys Agasin

5 ORË ME ERGYS AGASIN PRANË TREGUT TË SUEL ÇELËS/ Uljan Shpataraku: Nuk do të thotë që je kriminel, lëviz nga rrugën e vjetër e Elbasanit për të shmangur trafikun Aktualitet

5 ORË ME ERGYS AGASIN PRANË TREGUT TË SUEL ÇELËS/ Uljan Shpataraku: Nuk do të thotë që je kriminel, lëviz nga rrugën e vjetër e Elbasanit për të shmangur trafikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT