Kryeministri i vendit Edi Rama ka uruar mirëmëngjes me Raportin Global për Hendekun Gjinor 2017. Rama e quan arritje rrenditjen e Shqipërisë në pozicionin e 38 duke theksuar se kjo vjen si pasojë e progresit politik.
“MIRËMËNGJES
dhe me lajmin e mirë që Shqipëria përmirëson me +24 vende pozicionin e saj ndërkombëtar në Raportin Global për Hendekun Gjinor 2017, duke u renditur e 38-ta në listën me 144 vende të vlerësuara, ju uroj një ditë të mbarë.
Raporti nënvijëzon që ky përmirësim vjen si rezultat i progresit të dukshëm në fuqizimin politik të vajzave dhe grave duke kompensuar progresin e ngadaltë të së shkuarës në këtë dimension. Progres është shënuar në çdo indikator të vlerësuar dhe specifikisht në Pjesëmarrje Ekonomike dhe Mundësi, Arsimim, Shëndet dhe Fuqizim Politik”.



