• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PRANIA E MUNGESËS”/ Flet Fatlum Doçi, që çeli ekspozitën: Në ‘luftën’ tonë të përditshme…
Home
Intervista

“PRANIA E MUNGESËS”/ Flet Fatlum Doçi, që çeli ekspozitën: Në ‘luftën’ tonë të përditshme…

7 February, 2019 k.autor Intervista, Kulturë

Artisti multimedial Fatlum Doçi ka çelur ekspozitën “Prania e mungesës” tek qendra bashkëkohore Tulla. Veprat e tij, piktura edhe një instalacion prezantojnë mungesën e njerëzores në shoqërinë tonë. Kuratori i ekspozitës, Edison Çeraj shpjegon praninë e këtyre mungesave në kulturë edhe arsim.

Ekspozita me piktura “Prania e mungesës” dhe një instalacion i Fatlum Doçit janë ekspozuar në qendrën Tulla. Kuratori i ekspozitës, Edison Çeraj, shpjegon se si nëpërmjet veprave të artistit të ri, provon ndjesinë e diçkaje që i mungon. Njësoj si një shkëputje nga graviteti, nga “rregullat e lojës” për të provuar kështu praninë e pranive; mungesën. Për kuratorin mungesa është prania më e pushtetshme, sepse ajo eklipson çdo lloj pranie të rrokshme nga shqisat, çdo gjë që na rrethon.

Kur themi pesha e mungesën apo prania e mungesës, bëhet fjalë për një mungesë që njerëzimi në shekuj, në periudha të ndryshme i ka vënë emra të ndryshëm, si përrallore, mistike etj.,por nuk ka rëndësi ajo që na mungon në një përditshmëri, deri në detaj. Kur jemi në gjumë apo vetëm këtë e vëmë re. Pavarësisht se është e vështirë që ta hetosh këtë në një realitet kaq dinamik. Mungesa në këtë rast lidhet me një qetësi apo me një paqe, që ne po e humbasim dita-ditës, në luftën tonë të pakuptimtë, që në vend ta zotërojmë, po na zotëron ai ne.

Edison Çeraj, kurator

Kuratori instalacionin e quan vazhdim të pikturës me mjete të tjera.

Ana tjetër e medaljes, qytetërimi e ka reduktuar njeriun në funksion, arti kërkon që të gjej qëllimin. Çdo kund ne përmbushim një funksion. Kemi harruar përmasat e njeriut dhe kemi shkuar tek qytetari, edhe më keq, tek konsumatori. Kjo është mungesa, mungesa e njerëzores. Kemi një qenie njëdimensionale, që përmbush vetëm nevojat materiale. I gjithë ankthi i 24 orëshit është shqetësim për këto nevoja që ne kemi. Piktura e Fatlumit na thotë: Ndalo, merr pak frymë edhe vazhdo. Çështja nuk është tek shkenca, qytetërimi dhe materializimi, por tek ç’mitizimi i saj. Kultura nuk ka progres, nuk ka zhvillim, ka rikthim.   Një vepër arti nuk ka rëndësi se kur është bërë, është si pema në natyrë.

Edison Çeraj, kurator

Ai  mendon se kur këto mungesa janë në kulturë, pasojat në shoqëri janë të rënda

Këto janë edhe pak a shumë i dimë të gjithë, kemi nevojë për më shumë vëmendje, sepse ne kur kujtojmë të shkuarën, sepse kur kujtojmë vende si Anglia, Italia nuk përmendim udhëheqësit e atyre vendeve, por përmendin Shekspirin dhe Danten, përmendim kulturën. Kultura i jep identitet edhe mban kohezionin social mes njerëzve. Në çastin që nuk ka qenë kjo vëmendje. Në shumë raste ka pasur edhe mutacione të këqija, qoftë në rrafshin social dhe individual. Mendoj se nga njëra anë artisti ka nevojë për mungesën edhe në kuptimin material, se kur i kemi të gjitha kushtet edhe trashemi. Mungesa, një munges e caktuar fikse, ndonjëherë na nxit që të kalojmë tek nevoja. Kur i ke të gjitha nuk ke as ide. E ka këtë ngërç krijimtaria”.

Edison Çeraj, kurator

Çeraj, i cili është edhe pedagog tek Universiteti i Arteve ngre edhe një tjetër shqetësim, që vjen si pasojë e mungesës në arsimin shqiptar

 

Kemi dy lloj artistësh të angazhuar që merren me gjëra konkrete dhe artistë që nuk duan t’ja dinë fare, futen në kullën e fildishtë edhe mjaftohen me veten, në rastin e Fatlumit kemi këtë rast, që mjaftohen më atë që i jep nata apo një lule. Ne zgjedhim që të reagojmë ndaj një padrejtësie, ndaj një gjëje që nuk shkon ndaj një të keqeje, jo si artist, por si njerëz. Para se të jemi artistë, kemi këtë substancë njerëzore. Ligjërimi i sotëm ngado është për të pasur profesionist të mirë në fushat e tyre. Fillon arsimi nga klasa e parë, në doktorant nuk dëgjon asnjëherë të edukuar. Arsimi të arsimon, nuk të edukon. Jo rastësisht dalin mostra si Frenkanjshtajnit, se përmasa e edukimitështë përmasa e harruar në shoqëritë tona.

Edison Çeraj, kurator

Ekspozita “Prania e mungesës” do të qëndroj hapur për publikun deri në datë 27 shkurt.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "AI HA PISLLËQE, POR KUR LUAN ËSHTË I PABESUESHËM"/ Kapiteni i Watfordit tregon sensin e humorit
Previous article ABUZIMI I PROFESORIT DHE POLICIT ME 16 VJEÇAREN/ Si e mashtronin të miturën: Do ndahem nga gruaja...

k.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT