• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENDERI 2 MILIONË EURO/ “Eksperti” i video-përgjimit të Ilir Metës, që mund “të fundosë” Manjanin dhe Vasilin
Home
Politikë

TENDERI 2 MILIONË EURO/ “Eksperti” i video-përgjimit të Ilir Metës, që mund “të fundosë” Manjanin dhe Vasilin

6 February, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Prokuroria e Tiranës njoftoi këtë të mërkurë, se ka rihapur çështjen e mbikëqyrjes elektronike, si dhe ka rinisur hetimet për tenderin e byzylykëve.

Në mënyrë të befasishme, kur u duk se gjithçka ishte harruar, Prokuroria ka vënë nën hetim 12 persona, 4 prej të cilëve me masë arresti shtëpie dhe 8 të tjerë janë me detyrim paraqitje.

Në arrest shtëpie janë vënë ish-sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha dhe drejtori i shërbimeve mbështetëse Aurel Lamce, si dhe specialistët e IT Lysien Ali dhe Arlind Alikaj.

Ndërsa dy ish-ministrat  Ylli Manjani dhe Petrit Vasili janë në verifikim dhe pritet të merren në pyetje për pozicionin dhe rolin e tyre që kanë pasur në 5 tendera.

Manjani ka udhëhequr Ministrinë e Drejtësisë në kohën që u dha tenderi i byzylykëve, në vitin 2016, ndërsa Vasili e ka marrë detyrën në janar të vitit 2017.

Në muajt mars dhe prill të vitit 2017, dyshohet se ka Vasili ka pasur dijeni për skandalin, por ka heshtur.

Sipas fakteve të bëra tashmë publike, Ministria e Drejtësisë lidhi marrëveshje për byzlykët  me shoqërinë Soft & Solutions të Ermal Beqirit.

Ermal Beqiri  ka qenë një nga tre ekspertët që nxorën të pafajshëm Ilir Metën dhe rrëzuan videon e përgjimit Meta-Prifti.

Bëhet fjalë për një tender me vlerë 2 milionë euro i cili u fitua nga bashkimi i tre operatorëve ekonomikë: Soft & Solution, Fastech dhe Ratech.

Fillesat ky skandal  i ka që në vitin 2016, në kohën që u dha tenderi dhe Ministria e Drejtësisë drejtohej nga Ylli Manjani.

Sipas asaj që është raportuar në media, në garë morën pjesë shtatë firma, por plot pesë prej tyre, në mënyrë të çuditshme, nuk paraqitën as ofertën ekonomike.

Më pas, Komisioni i Vlerësimit e lexoi të gjithë dokumentacionin e paraqitur nga shtatë kompanitë dhe shpalli fituesin në më pak se 48 orë.

Bashkimi i Operatorëve që fitoi tenderin me vlerë 196 milionë lekë të reja e shkatërroi konkurrencën duke bërë një skonto prej vetëm 2 milionë lekësh të reja (sa 1% e vlerës totale).

Në një muaj kohë,pra në kohë rekord Bashkimi i Operatorëve nënshkroi kontratën për furnizimin me 300 byzylykë elektronikë dhe me softëare-in e administrimit të tyre.

Bashkimi i Operatorëve përbëhej nga tri shoqëri shqiptare: Ratech shpk, Fastech shpk dhe Soft & Solutions.

Është pikërisht prania e shoqërisë Soft & Solutions, që e bëri të dyshimtë kltë process, pas së cilës qëndron Ermal Beqiri. Ky i fundit njihet si njeri i afërt me ish-ministrin  Ylli Manjani.

Në atë kohë që u dha tenderi, Ermal Beqiri shte përgjegjës i IT-së pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Në fakt, Ermal Beqiri ishte një ndër tre ekspertët, të cilët, në vitin 2011, zhvelerësuan akuzat ndaj Ilir Metës për korrupsion, duke treguar se video-përgjimi i bërë nga Dritan Prifti,  ishte manipuluar.

Rihapja e hetimeve për këtë rast u kërkua me ngulm nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. (CNA.al)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIU NË PIJE/ 43-vjeçari KËRKON 100 mijë dollarë nga fast food-i (FOTO)
Previous article INTERVISTA/ Thaçi thekson "vijën e kuqe" : Nuk ka dialog po nuk pati njohje të Kosovës nga Serbia

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido Aktualitet

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane Politikë

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT