• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARRESTIME PËR TENDERA/ Në pranga ish-zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë. Nën hetim edhe Ylli Manjani me Petrit Vasilin
Home
Politikë

ARRESTIME PËR TENDERA/ Në pranga ish-zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë. Nën hetim edhe Ylli Manjani me Petrit Vasilin

6 February, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Pas një hetimi të gjatë, në lidhje me procedurat e tenderimit në Ministrinë e Drejtësisë gjatë periudhës 2016-2017, Prokuroria e Tiranës ka nxjerre fletarreste për disa funksionarë dhe ish-funksionarë të këtij institucioni.

Hetimet ndaj 12 personave kanë të bëjnë me 5 procedura tenderimi, ndërsa dyshimet janë për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe atë të “shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera”.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë në funksion të hetimeve të kryera për procedurat e tenderimit në Ministrinë e Drejtësisë për periudhën kohore 2016-2017, ka marrë në hetim 12 persona të dyshuar për veprat penale të Shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal”, thuhet ne njoftimin e Prokurorisë.

Në pranga kanë përfunduar 4 persona, mes të cilëve edhe ish-sekretarja e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, Juliana Hoxha, por edhe ish-drejtori i Shërbimeve Mbështetëse, si dhe specialistë të IT-së. Për të tjerët janë dhënë masa më të buta, si dhe “arrest shtëpie”.

Ka qenë grupi i inspektimit i Ministrisë së Drejtësisë, e më pas ai i Ministrisë së Financave, që kanë evidentuar shkeljet me pasoja të rënda për buxhetin e shtetit.

Tenderat, për të cilat janë marrë nën hetim 12 persona, kapnin vlerën e disa milionë eurove, ndërsa po verifikohen edhe veprimet dhe përgjegjësia konkrete e ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, por edhe ish-ministrit Petrit Vasili, pasi po hetohet pikërisht periudha kur institucioni drejtohej prej tyre.

Shkeljet më të rënda janë raportuar në lidhje me shërbimin e kamerave në burgje, ndërsa ka dyshime se edhe regjistri noterial nuk funksiononte.

Mesohet se hetimet janë shtrirë ne 5 tendera:

Mirëmbajtja dhe mbikëqyrja e sistemit ICMIS në 7 Gjykatat Administrative;

Përmirësimi i sistemit të mbikëqyrjes elektronike në fushën penale;

Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirëmbajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar;

Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës;

Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik të çështjeve të përmbarimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHEN EMOJI-T E REJA TË "IOS"/ Përmbajnë çdo gjë të mundshme
Previous article ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Nuk kishin shanse të shpëtonin. Avioni u përplas me 150 km/h” (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

EMRAT/ Bëhet publik grupi koordinator i protestës. Letra ambasadorëve kryesorë në Tiranë për pesë kërkesat e tyre Aktualitet

EMRAT/ Bëhet publik grupi koordinator i protestës. Letra ambasadorëve kryesorë në Tiranë për pesë kërkesat e tyre

DITA E 27 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’, pjesa tjetër e stacionuar para Kryeministrisë Breaking News

DITA E 27 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’, pjesa tjetër e stacionuar para Kryeministrisë

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton Breaking News

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT