• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ABUZIM ME TENDERAT/ 4 zyrtarë të arrestuar, 8 “arrest shtëpie”, verifikim 2 ish-ministrave Vasili e Manjani
Home
Politikë

ABUZIM ME TENDERAT/ 4 zyrtarë të arrestuar, 8 “arrest shtëpie”, verifikim 2 ish-ministrave Vasili e Manjani

6 February, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Prokuroria e Tiranës ka zbuluar skandalin e abuzimit me tenderat në Ministrinë e Drejtësisë duke arrestuar 4 zyrtarë, mes të cilëve ish-sekretaren e përgjithshme Juliana Hoxha për drejtorin ekonomik Aurel Lance, 8 janë në arrest shtëpie, ndërsa po verifikohen edhe dy ish-ministra të këtij dikasteri. Në dy vite, 2016-2017, prokuroria ka zbuluar abuzime dhe shkelje me 5 tendera duke shkaktuar një dëm të llogaritur në miliona euro. Për këto abuzime veç 12 zyrtarëve që janë nën hetim dhe per të cilët është dhënë masë sigurie, ka nisur vetifikimi dhe për dy ish-ministrat Petrit Vasili dhe Ylli Manjani. Për dy ish- ministrat po verifikohet se cili ka qenë roli i tyre në këto 5 tendera abuziv.

Burime për Shqiptarja.com nga Policia kanë bërë me dije se nga materialet e referuara nga Prokuroria rezulton se në funksion të hetimeve të kryera për procedurat e tenderimit në Ministriëe e Drejtësise për periudhën kohore 2016-2017, ka marrë në hetim 12 persona të dyshuar për veprat penale të Shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

Hetimet jane shtrirë për 5 tendera;
1.Mirembajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS ne 7 Gjykatat Administrative
2. Përmiresimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale
3.Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirembajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar
4.Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës
5.Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik te çështjeve të përmbarimit

Shkeljet janë evidentuar fillimisht nga grupi i inspektimit të Ministrisë së Drejtësise, e me pas dhe nga grupi i inspektimit te Ministrisë së Financave. Hetimet kanë nxjerrë në pah shkeljet e evidentuara të shoqëruara me pasoja të mëdha për buxhetin e shtetit. Disa nga sistemet objekt të këtyre procedurave të prokurimit në një pjesë të madhe nuk janë funksionale. Për këtë çështje janë dhënë masa për ish-sekretaren e përgjithshme të Ministrisë së Drejtesisë dhe Drejtorin e sherbimeve mbështetëse si dhe specialistët e IT.

Hetimet kanë pasur në fokus funksionarët publik që kanë qenë pjesë e njësive të prokurimit, komisioneve të verifikimit të ofertave dhe komisioneve për mbikqyrjen e zbatimit të kontratave. Po të njejtat burime thanë se masë sigurie arrest me burg është dhënë për ish-sekretaren e përgjithshme Juliana Hoxha për drejtorin ekonomik Aurel Lance si dhe për dy zyrtarë të tjerë, emrat e të cilëve nuk bëhen publik per shkak se operacioni eshtë në zhvillim. Ndërkohe qe per 8 zyrtarët e tjerë është dhënë masë sugurie “arrest shtëpie”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A MUND TË PRES PJESËN E MYKUR DHE TË HA USHQIMIN? Ja e vërteta
Previous article AKUZOHEJ PËR PEDOFIL/ Del dëshmia e vetme e Michael Jackson (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË KURBIN/ 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor Aktualitet

TRAGJEDI NË KURBIN/ 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

MISTERI I AUDIT A6/ Dëshmia e pronarit që shiti makinën: Blerësi e mori makinën për ta provuar para noterit, në lajme pashë që u arrestua me Ergys Agasin Aktualitet

MISTERI I AUDIT A6/ Dëshmia e pronarit që shiti makinën: Blerësi e mori makinën për ta provuar para noterit, në lajme pashë që u arrestua me Ergys Agasin

5 ORË ME ERGYS AGASIN PRANË TREGUT TË SUEL ÇELËS/ Uljan Shpataraku: Nuk do të thotë që je kriminel, lëviz nga rrugën e vjetër e Elbasanit për të shmangur trafikun Aktualitet

5 ORË ME ERGYS AGASIN PRANË TREGUT TË SUEL ÇELËS/ Uljan Shpataraku: Nuk do të thotë që je kriminel, lëviz nga rrugën e vjetër e Elbasanit për të shmangur trafikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT