• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
‘Në karrocë me rrota dhe përçartje mendore’, Sokol Hoxha flet për momentet e fundit të Enverit
Home
Sociale

‘Në karrocë me rrota dhe përçartje mendore’, Sokol Hoxha flet për momentet e fundit të Enverit

10 December, 2017 F.autor Aktualitet, Sociale

Djali i Enver Hoxhës, Sokol Hoxha gjatë intervistës për “Panorama” rrëfen detaje nga momentet e fundit të të atit dhe takimet me të.

Teksa tregon se ai ka qenë deri në fund, për sa kohë ai e ka takuar, në gjendje të kthjellët mendore, flet edhe për filmimet e shfaqura në vitete ’90, teksa Enveri shfaqet ne karrige me rrota shtyre nga Nexhmija, në momente jo të rregullta mendore.

“Izolimi i Enver Hoxhës është bërë në sekretim absolut nga populli. Siç nuk është kuptuar asnjëherë as nga poshtë e as nga babai deri në vitet e fundit të jetës së tij, ky qëllim izolimi e bojkotimi konstant deri në muajt e fundit të jetës, madje në keqbërje të shëndetit edhe ndaj meje, Lilianës e fëmijëve të mi, si bijtë e tij jashtë të gjitha klaneve. Por ne flasim vetëm për argumente të interesit të përgjithshëm. Pra, populli përveç nomenklaturës përgjithësisht së implikuar, nuk kuptoi asnjëherë izolimin e Enver Hoxhës, sepse bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë ishin bashkëshortja dhe suksesori i përzgjedhur nga ai vetë”- thotë Sokoli për “Panorama”.

Sipas tij, në dukje ruajtja e etikës për anën shëndetësore të liderit ishte e domosdoshme, çka ishte e përkryer edhe brenda në familje.

“Fakt është që kur kemi parë filmimet në vitet ’90, jemi traumatizuar, se vetë ne nuk e njihnim babanë në atë gjendje, prej protokollit të etikës e jo më të filmuar e shpërndarë në të gjithë botën. Përveç këtyre momenteve faktike, dua të theksoj faktin që unë e njoh babanë të kthjellët deri në fund të jetës duke e takuar çdo ditë, natyrisht në momente të posaçme kur na kërkonte ai, sepse dy muajt e fundit të jetës si i paralizuar dhe me kujdesin për të mos folur edhe para nesh prej vështirësisë, komunikonte vetëm me mamanë, e cila na i transmetonte ne. Pas ’90 e shoh të filmuar nga Sulo Gradeci duke u transportuar në karrige me rrota nga bashkëshortja dhe Ramiz Alia për në mbledhje të Komitetit Qendror, e për më tepër në momente jo të rregullta mendore, siç unë nuk e kisha parë ndonjëherë. Shfrytëzuar këto çaste sigurisht të izoluara, kjo përbën një qëllim të poshtër, jo vetëm ndaj imazhit të tij, por ndaj Shqipërisë për t’u maskuar pas alibisë që është ky njeri kaq monstruoz “për pushtet vetjak” që na ka qeverisur”- thotë ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Barcelona dyfishon rezultatin, shënon Leo Messi (VIDEO)
Previous article Milan kthen epërsinë ndaj Bolognas (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E SPAK/ Trafikantët e drogës bënë gati televizionin "Do jemi të paprekshëm" Aktualitet

DOSJA E SPAK/ Trafikantët e drogës bënë gati televizionin "Do jemi të paprekshëm"

FOTOLAJM/ Flamuri amerikan në protestën e shqiptarëve para Kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Flamuri amerikan në protestën e shqiptarëve para Kryeministrisë

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA) Aktualitet

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT