Nga kabinat e plazhit, tek dhomat banesave private të lëshuara me qira nga banorët e zonave turistike, duke vijuar tek hotelet me standarde të cunguara, turizmi shqiptar ka avancuar ndër vite, dhe tashmë duket se janë hedhur piketat e para të ofrimit të një turizmi që po përshkruhet si cilësor, luksoz apo elitar.
Resorti është një kompleks hoteli ku ti mund të gjesh gjithçka pa lëvizur mjafton vetëm ta kërkoni. Për të ndërtuar një kompleks të tillë në Shqipëri duhen shumë para. Në këtë mënyrë ata që mund ta kenë një resort të tillë janë biznesmenët e fuqishëm ose njerëz të botës së krimit të cilët i ndërtojnë për të justifikuar pasurinë e tyre të krijuar nga burime të jashtë ligjshme.
I tillë ishte rasti i djeshëm ku iu sekuestrua prokuroria e krimeve të rënda ka vendosur sekuestrimin e pasurisë së biznesmenit, Admir Hoxha, i cili është në kërkim për trafik droge. Prokuroria njofton se biznesmenit i është sekuestruar resorti “Ador” me sipërfaqe 3320 m2, me katër kate bar restorant, parking dhe hotel, në Rinas Tiranë. Gjithashtu, Hoxhës i është bllokuar edhe automjeti tip Audi me targë AA111MP. Pasuritë e Admir Hoxhës dyshohet se janë vendosur nga të ardhurat e krijuara nga aktiviteti kriminal.
Por ky nuk është rasti i vetëm ku janë sekuestruar resorte të cilat dyshohen se kanë ardhur nga burime kriminale.
AlpeNews.al ju sjell disa nga raste e sekuetrimeve te resorteve me para të krimit:
Çfarë ndodhi dje:
Prokuroria e krimeve të rënda ka vendosur sekuestrimin e pasurisë së biznesmenit, Admir Hoxha, i cili është në kërkim për trafik droge. Prokuroria njofton se biznesmenit i është sekuestruar resorti “Ador” me sipërfaqe 3320 m2, me katër kate bar restorant, parking dhe hotel, në Rinas Tiranë. Gjithashtu, Hoxhës i është bllokuar edhe automjeti tip Audi me targë AA111MP. Pasuritë e Admir Hoxhës dyshohet se janë vendosur nga të ardhurat e krijuara nga aktiviteti kriminal.
RESORTI “SANTA QUARANTA”
Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sekuestron preventive për mostjetërsimin e disa pronave familjes Balili. Pjesë e kërkesës së organit të akuzës është ish kampi i pushimit të punëtorëve, aktualisht hotel “Santa Quaranta” në Sarandë, 28.690 metër katror truall si dhe 36 apartamente e njësi shërbimi, me sipërfaqe totale 2178 metër katror.
Resorti i familjes“Bajri”
Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka sekuestruar një resort-hotel në Velipojë dhe një lokal në Shkodër në pronësi të tyre, pasi dyshohen se janë produkt i ardhur nga aktivitet kriminal.
Resorti i Isuf Brahimaj
Prokuroria për Krime të Rënda kërkon konfiskimin e një godine 5-katëshe me destinacion resort turistik në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, në pronësi të shtetasit Shpëtim Brahimaj, por për të cilën ka dyshime të arsyeshme se është ndërtuar nga paratë e aktivitetit kriminal të të birit të tij, Isuf Kokaj (Brahimaj), i vrarë pas një atentati me minë të telekomanduar në fund të gushtit 2014.
Përgatiti: AlpeNews.al






