Një banesë është përfshirë nga flakët këtë pasdite të së hënës, në Tiranë, ku kanë mbetur të lënduar dy persona.
Policia ka njoftuar se rreth orës 16:15 në rrugën “Irfan Tomini”, në katin e pestë të një pallati, në një banesë, ka rënë zjarr i cili është fikur nga shërbimet e zjarrfikëses dhe policisë.
Dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një bombël gazi.
Zjarri ka ndodhur në një apartament në katin e fundit në një pallat 4 katësh.


