Ish-kryeministri Sali Berisha ka degjeneruar në përdorimin e disa meme-ve banale në rrjetin e tij social.
Në përpjekje për të sulmuar dhe nxirrë sa më tepër imazhin e deputetit Saimir Tahiri dhe kryeministrit Edi Rama, ai ka zgjedhur që luftën politike ta bëjë jo me fakte dhe arkumentë por me disa montazhe banale që nuk përcjellin asnjë vlerë.
Qytetarë të shumtë i janë përveshur pas postimit të tij të fundit duke e quajtur banal dhe të lajthitur.
Qytetari 1: Nuk esht etike qe nje politikan si ju te qarkulloje keto foto neper facebook cben keshtu mo burr ca edukate perej intelektuali esht kjo esht e neveritshme ne doren e kujt e kemi len veten dhe kete shtet
Qytetari 2: Te vij turp je burr plak poston te tilla foto mjer shqipria me ju
Berisha njihet për montazhet që shpërndan herë pas here ku përveç se qesharak nxjerr në pah edhe anën e tij banale.
Këto montazhe përveçse e ulin figurën e ish-kryeministrit në një nivel të turpshëm por janë të shëmtuara për t’u parë edhe nga mbi 1 milion qytetarë që e ndjekin Berishën në rrjetet sociale, përfshirë adoleshentë e fëmijë.



