Në Shqipëri procesi i mësimit vazhdon normalisht ne te gjitha Universitetet, nderkohe qe ne UT, zhvillojnë mesim të gjithë fakultetet, pervec fakultetit te Shkencave Sociale, ku sot ishte edhe kryetari i opozites se Kosoves per tu bashkuar me protesten e disa pedagogeve qe i perkasin opozites ne Shqiperi.
Rreth këtij takimi ka reaguar edhe ish ministrja e kulturës Mirela Kumbaro e cila ndër të tjera është shprehur se:
S’i besova syve kur pashe Albin Kurtin sot brenda pengmarrjes së mjediseve universitare, pa ia dëgjuar ndonjëherë mëndjen për ligjin e AL në Shqipëri!
Pa lidhje me vullnetet reale për tē përmiresuar pasojat e gjëmave që ka njohur bota universitare në 25 vite të shkuar e që nisëm t’i pastrojmë në 2015 së pari duke çrrënjosur qelqet e gjembat e Vitrinave bashke me part-time-et që mbytën të papunët me diploma që s’i duhen kujt!
Po fare pa lidhje!
Çfarë zhgënjimi i madh ta shohësh aq të tjetërsuar njeriun që ke vlerësuar.


