• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZHDUKET FËMIJA SHQIPTAR NË LONDËR/ Policia britanike kërkon ndihmën e qytetarëve (EMRI)
Home
Breaking News

ZHDUKET FËMIJA SHQIPTAR NË LONDËR/ Policia britanike kërkon ndihmën e qytetarëve (EMRI)

4 February, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia britanike po kërkon ndihmën e qytetarëve për të gjetur një grua që ndihmoi një nënë me dy fëmijë të vegjël në St Albans të premten dhe u bën thirrje të njoftojnë për çdo informacion.

Të premten, më 1 shkurt, një grua me origjinë shqiptare dhe me dy fëmijë të vegjël la një adresë në St Albans me synimin që të kontaktonte me policinë.

Rreth orës 11:30, ajo dhe fëmijët e saj ishin në London Road kur ajo ndaloi një qytetare për t’i kërkuar udhëzime për stacionin më të afërt të policisë. Qytetarja me dashamirësi i çoi nënën dhe dy fëmijët në stacionin e policisë në qëndrën Civic, por u largua para se policët të flisnin drejtpërsëdrejti me të.

Kryeinspektoi Neville Hanks tha: “Ne kemi shumë nevojë të flasim më ketë grua, që e ndihmoi nënën me dy fëmijë. A ishe ti ajo grua? Të lutem, na ndihmo, të flasim sa më shpejt të jetë e mundur.

Ne do ta intevistojmë nënën zyrtarisht me ndihmën e një perkthyesi, por ajo është shumë e shqetësuar për vajzën e saj 13-vjeçare, që nuk po gjendet. Ne po bëjmë hetime dhe jemi duke u përpjekur të gjejmë ku ka qëndruar kjo zonjë dhe si ka ardhur ajo këtu. Megjithatë, përparësia jonë kryesore është të gjejmë vajzën e saj shëndoshë e mirë.”

Vajza është 13 vjeçe. Quhet Megi Bukaci, e gjatë 4 këmbë e 9 inç, me flokë të gjatë gështenjë dhe sy ngjyrë kafe. Megi ka një shenjë të vogël në syrin e djathtë. Ajo herën e fundit kishte veshur një xhup gri, xhinse të zeza, xhaketë blu dhe vathë të vegjël argjendi.

 “Çdo informacion që mund të ofroni mund të jetë thelbësor për hetimin tonë.Ne do të donim që shoferët që ngisnin makinat në afërsi të kësaj zone në Londër dhe që kanë një kamera në makinë të na njoftonin.” tha Policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME NJË FOTO NGA FËMIJËRIA/ Ronela Hajati kujton të atin e ndjerë: Më mungon...
Previous article VRASJA E GAZETARIT SAUDIT/ Erdogan: S’mund ta kuptoj heshtjen e SHBA-ve për Khashoggin

k.autor

Postime të ngjashme

TENTUAN TË VRISNIN DY PERSONA NË BERAT/ Arrestohet 36-vjeçari, vëllai i tij ende në kërkim Aktualitet

TENTUAN TË VRISNIN DY PERSONA NË BERAT/ Arrestohet 36-vjeçari, vëllai i tij ende në kërkim

DOSJA HETIMORE E SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin Aktualitet

DOSJA HETIMORE E SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

SIGURUAN KUSHTE PËR TË VRARË ERVIS MARTINAJN DHE ERIGERS MIHASIN/ SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin Aktualitet

SIGURUAN KUSHTE PËR TË VRARË ERVIS MARTINAJN DHE ERIGERS MIHASIN/ SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT