• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“GRUAJA QË PUSHTOI EVERESTIN”/ BBC me reportazh special për alpinisten shqiptare Arineta Mula
Home
Sociale

“GRUAJA QË PUSHTOI EVERESTIN”/ BBC me reportazh special për alpinisten shqiptare Arineta Mula

3 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

“Gruaja që pushtoi Everestin” është një nga storiet që është realizuar së fundmi në BBC, kushtuar alpinistes shqiptare, Arineta Mula. Në këtë storie rrëfehen jeta, sfidat e sukseset e Arineta Mulës, qysh nga jeta e saj në Pejë e deri tek ngjitja në majat më të larta të botës.

“Arineta Mula, 30 vjeçare, ka lindur në Pejë, qytet në shtetin e vogël e të izoluar të Kosovës. Fëmijërinë e kaloi në një periudhës së luftës e të pasigurisë”, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Mula ka rrëfyer për BBC se asnjëherë nuk e kishte menduar që do të merrej me aplinizëm, e aq më pak të pushtonte majat botërore. Shpërngulja nga Peja në Prishtinë ishte hapi i parë drejtë ndryshimit të jetës së saj, raporton KosovaPress.

“Shëprngulja nga Peja në Prishtinë më ndryshoi mënyrën e jetesës, më dha mundësi për të ndryshuar, aty nisa një punë, bëra miq të rinj, krijova kontakte dhe mendoj se në fund e zbulova pasionin dhe dashurinë time për hiking dhe ngjitje”, ka rrëfyer Mula.

Ajo ka rrëfyer edhe për situatën e grave në Kosovë, teksa ka treguar se cila grua e motivon.

“Kur vie fjala te gratë, natyrisht që gruaja e parë që më kujtohet është nëna ime. Ajo ka pasur shumë vështirësi në jetën e saj, dhe duke e parë atë se në çka ka kaluar, mund të them se sot gratë në Kosovë kanë një pozitë shumë më të mirë. Ne kemi më shumë të drejta, po luftojmë për ëndrrat tona, sot ne mund t’i bëjmë gjërat që duam”, ka thënë Mula për BBC.

Në storien për BBC, Mula ka rrëfyer edhe vështirësitë që ka hasur gjatë ngjitjeve, teksa ka thënë se këto përvoja e kanë bërë edhe më të fortë.

“Ndihem shumë mirë që e kam gjetur një forcë të brendshme për të vazhduar tutje, edhe në momentet më të vështira që ishin sikur të mbesje pa oksigjen në 8600 metra lartësi, apo të lëshohesha poshtë e vetme. Ndihem më e fortë, ndihem vetja dhe me të vërtetë besoj se gratë mund të bëjnë shumë më shumë se që mendojnë”, ka thënë Mula. Në nëntor të vitit 2017, Arineta Mula u ngjitë në majën e malit Everest, që konsiderohet si mali më i lartë në botë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AGUERO "HERO" ME TRIPLETË/ Ekipi i Guardiolës fiton me lehtësi Arsenalit
Previous article "TANI KA SHUMË..."/ Marotta mbështet Spallettin: Nuk e shoh si trajner që mund të kritikohet

F.autor

Postime të ngjashme

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje? Breaking News

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje?

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon Aktualitet

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për… Aktualitet

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT