Pas publikimit të “Paktit për Universitetin” shumica e fakulteteve te Universitetit të Tiranës iu rikthyen procesit mësimor, madje duke përcaktuar edhe sezonin e provimeve , ndërsa të tjerë vijojne të mbeten ende në kaos.
Këtu përmendim tre Fakultete, atë të Drejtësië, Fakultetin e Shkencave Sociale dhe Fakultetin e Histori Filologjisë.
Përveç nje grupi protestuesish që mbajnë peng fakultetet e lartpërmendura një tjetër “pengesë” tashmë në formën e një pengmarrjeje janë edhe pedagogët.
Në Fakultetin e Shkencave Sociale prej datës 1 shkurt pedagogët e këtij fakulteti kanë njoftuar vendimin e tyre për të hyrë në grevë.
Gjithashtu e njëjta gjë po ndodh edhe me pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, të cilët kanë që në janar që janë futur në rrugën e grevës.
Përsa të përket Fakultetit të Drejtësisë, këtu nuk janë pedagogët problem, madje ata kanë qenë të gatshëm të ndjekin nismën e pjesës dërrmuese të studentëve për të zhvilluar mësimin në ambientet e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”. Ata po bëjnë edhe ditët e fundjavës mësim për të rikuperuar orët e humbura.
Për jusristët që ndodhen të ngujuar brenda fakultetit nuk dihet si do jetë viti akademik për ta.
AlpeNews.al sjell ne forme grafike fakultetet e UT, në bazë të axhendës që kanë zgjedhur, mësim ose bojkot.
| PO BËJNË MËSIM | NUK PO BËJNË MËSIM |
| Fakulteti i Ekonomisë | Fakulteti i Shkencave Sociale |
| Fakultei i Mjekësisë | Fakulteti i Drejtësisë |
| Fakulteti i Shkencave Natyrore | Fakulteti i Hisori Filologjisë |
| Fakulteti i Inxhenierisë së Ndërtimit | |
| Universiteti Bujqësor | |
| Universiteti i Arteve | |
| Universiteti i Sporteve | |
| Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës |
Përgatiti:AlpeNews.al


