Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas qëndrimit të Presidentit Meta dhe publikimit prej tij të argumenteve për shkeljet e konstatuara në projektin e Unazës së Re.
Rama e quan Ilir Metën si drejtuesin me serioz të opozitës.
Postimi:
“E vërteta është se IM është drejtuesi më serioz i opozitës.Kushtetutën e lexon njësoj si ata.Qeverinë e urren njësoj si ata.Rrëmujën e uron njësoj si ata.Po ndryshe nga ata,ai i ul vartësit të mbushin çarçafë me dokrra “ligjore” dhe budallallëkut i del për zot pa pikën e galjes”


