• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJAKMARRJA NË MAMURRAS/ Tjetër VIKTIMË nga hasmëria e fiseve Llanaj-Shkreta
Home
Breaking News

GJAKMARRJA NË MAMURRAS/ Tjetër VIKTIMË nga hasmëria e fiseve Llanaj-Shkreta

2 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjendet i vrarë në një kanal Ded Shkreta, 63-vjeçari i denoncuar i zhdukur nga familjarët prej datës 25 janar të këtij viti. Viktima ka shenja plage në trup dhe kokë të shkaktuara nga sende të forta, të cilat i kanë shkaktuar edhe vdekjen. Ai është gjetur i pajetë në fshatin Adriatik, pranë Mamurrasit mesditën e kësaj të shtune. Familjarët e tij e shpallën në kërkim pak ditë më parë në emisionin “Pa Gjurmë”, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij.

Saga e hakmarrjes mes familjeve Shkreta dhe Llanaj
Familja e Shkretës ishte në hasmësi me familjen Llanaj gjithashtu në Mamurras, çka shton dyshimet se krimi mund të jetë kryer për gjakmarrje. Disa vite më parë dy prej familjarëve të xhaxhait të Ded Shkretës, Alban dhe Altin Shkreta hapin zjarr ndaj Muharrem Llanajt, ku i vdekur mbeti nipi i tij i mitur, Endri Llanaj, 9 vjeç, djali i Jetmir Llanajt. Kjo ngjarje e regjistruar në qershor 2012, futi në gjak dy familjet. Altin Shkreta u dënua me 25 vite burg, ndërsa Alban Shkreta me burgim të përjetshëm. Jetmir Llanaj u betua mbi varrin e të birit se do hakmerrej.

Dhe hakmarrja nuk vonon pasi në nëntor të 2012-ës, iu bëhet atentat me armë zjarri dy vëllezërve Shkreta, Arjan (Gentian) Shkreta, Ledi (Emanuel) Shkreta. I pari humbi jetën në vend, ndërsa i dyti mbeti i plagosur rëndë. Si autorë u identifikuan dhe më pas arrestuan Jetmir Llanaj dhe vëllai i tij, Muharrem Llanaj, të cilët u dënuan me nga 25 vite burg. Por hakmarrja e Llanajve nuk është ndalur me kaq dhe ka goditur edhe kushëririn e familjes në gjak, duke i marrë jetën 63-vjeçarit të sëmurë me sklerozë, Ded Shkreta. Ai është vrarë dhe më pas hedhur në kanal, ku u gjet nga familjarët e tij.

Ded Shkreta mori furgonin te Kthesa e Kamzës dhe zbriti në Fushë Mamurras ku humbi gjurmët
Sipas djalit të tij, Ermal Shkreta, Deda vuante nga skleroza dhe ai shpresonte se 63-vjeçari nuk ishte kthyer në banesë për shkak të sëmundjes, duke përjashtuar si pistë çdo gjatë tjetër që mund të kishte lidhje me zhdukjen e tij. Për herë të fundit, Ded Shkreta ishte parë te Kthesa e Kamzës në datën 25 janar, teksa hipte në një furgon i cili ka ndaluar në Mamurras, si stacion i fundit.

“Ne mendonim se ai ishte nisur për në Laç, por pasi pyetëm drejtuesin e furgonit, u njoftuam se ai kishte mbërritur në Mamurras”, u shpreh Ermal Shkreta, i cili tregoi më pas se ka kontrolluar gjithandej për të atin dhe se gjurma më e fundit prej tij i ka rezultuar në Fushë-Mamurras Adriatik. “Përmes pamjeve filmike të një kamere, e kemi parë se ai ka kaluar në Fushë-Mamurras në orën 17:20 të darkës”, tha ai. Pikërisht pranë këtij fshati, në një kanal anash rrugës, Ded Shkreta është gjetur i pajetë dhe me plagë në trup.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MOS BËJ PYETJE SE TA DHASHË ME GRUSHT"/ Jul Deda nxehet me gazetarin (VIDEO)
Previous article LIVE/ Flamurtari-Kukësi: Pollozhani shënon super gol me roveshatë, gjyqtari e anulon. Shpërthejnë vlonjatët (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon Aktualitet

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për… Aktualitet

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për…

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT