• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SI DO TË FUNKSIONOJË/ Izolimi i bandave në burgje nuk nis para ngritjes së SPAK-ut
Home
Sociale

SI DO TË FUNKSIONOJË/ Izolimi i bandave në burgje nuk nis para ngritjes së SPAK-ut

2 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Regjimi i posaçëm për izolimin e krerëve të grupeve kriminale në burgje nuk mund të aplikohet pa ngritjen e prokurorisë së posaçme njohur si SPAK-u. Sipas ligjit etiketuar ’41-bis’ dhe në Shqipëri njohur si ligji 108/2018 rezulton se autoriteti që propozon izolimin në regjimin pa kontakte me anëtarët e grupeve kriminale jashtë qelisë është drejtuesi i prokurorisë së posaçme dhe më pas miratimi jepet nga ministri drejtësisë.

Në ligjit thuhet “Vendimi për vendosjen e të dënuarit ose të paraburgosurit në regjimin e posaçëm në burgun e sigurisë së lartë merret nga Ministri i Drejtësisë mbi kërkesën e arsyetuar të  Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, pas konsultimit me Ministrin e Brendshëm, bazuar në të dhënat/informacionet e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe organeve të specializuara në luftën kundër krimit të organizuar e terrorizmit”. Dy ditë më parë ministrja Gjonaj u shpreh se ka nisur zbatimi i ligjit dhe përgatitja e infrastrukturës që do të asistohet edhe nga partnerët italian.

Por a është gati SPAK?
Prokuroria e posaçme kundër krimit dhe korrupsionit është një institucion që ende nuk ekziston. Kreu  i këshillit të lartë të prokurorisë Genti Ibrahimi një ditë më parë deklaronte se SPAK që është ende në fazë konstituimi dhe aplikimi do të ngrihet brenda qershorit. Ndërsa interesimit të ReportTv ministria e Drejtësisë ju përgjigj duke deklaruar se aktualisht janë përgatitur qelitë e regjimit të posaçëm pranë burgut 313 do të nisi ndërtimi i atyre pranë 302 si dhe do të përgatitet infrastruktura për protokollet dhe vendosjen e bllokuesve të valëve të telefonave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IRANI VIJON PROVAT/ Kalon me sukses testin e raketës së komanduar
Previous article LIVE/ Kastrioti-Skënderbeu: Përballje dramatike, Roxher dhuron spektakël dhe gjunjëzon korçarët (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon Aktualitet

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për… Aktualitet

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për…

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT