Me akuzën se ndihmonin në trafikimin e klandestinëve nga vendet e botës së tretë përmes Shqipërisë dhe me destinacion BE-në, Policia e Shtetit me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kanë arrestuar 45 persona, mes të cilëve edhe zyrtarë të kufirit, ndërsa 15 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Arrestimet janë kryer në qytetet Tiranë, Lezhë, Shkodër, Delvinë, Sarandë dhe Durrës. Dyshohet se të arrestuarit, përmes falsifikimit të dokumenteve kanë ndihmuar emigrantë ilegalë të kalojnë kufirin shqiptar duke synuar vendet e perëndimit.


