• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA KONVIKTET E MJEKËSISË/ Rama ka TRE pyetje për “Mark Markët”: Kur të përgjigjen më thoni
Home
Politikë

NGA KONVIKTET E MJEKËSISË/ Rama ka TRE pyetje për “Mark Markët”: Kur të përgjigjen më thoni

2 February, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj kanë zhvilluar një bisedë sot me studentët në sallën e re të rikonstruktuar të studimit, te Konviktet e Mjekësisë ku i janë përgjigjur shqetësimeve të studentëve.

Nga ky takim, shefi i qeverisë i ka drejtuar tre pyetje pedagogëve që protestojnë prej ditësh dhe kanë hyrë në grevë duke i etiketuar si “Mark Markët” nisur nga fakti që më i zëshmi prej tyre është pedagogu i gazetarisë Mark Marku.

Rama tha se kur t’i përgjigjen pedagogët këtyre tre pyetjeve atëherë le t’ia lënë fajin atij për problemet e studentëve.
“Mark Markve duhet t’i bëni një pyetje, se kërkesat e studentëve lidhen me ata, me universitetin. Të gjitha këto që kërkoni ju duhet t’i bënin ata. Duhet t’i pyesni ata janë dakord për vlerësimin e titujve akademikë? E duan apo nuk e duan dhe jo të thonë po, por kur e duan e si i duan. Kush po i denigron pedagogët. Nuk kanë të drejtë studentët kur thonë që na shesin librat?!

Pyetja e dytë, duhet të na thonë janë dakord për shitjen e librave të pedagogëve?
Pyetja e tretë është a janë dakord apo jo që çdo vit studentët të bëjnë një vlerësim të performancës së pedagogëve?
A janë dakord ata që të vlerësohen nga ju? Aty do kuptohet se për çfarë e bëjnë grevën, e bëjnë për ju apo se s’duan. Për çfarë e kërkojnë abrogimin e ligjit. Ne duam t’u japim përgjigje kërkesave të studentëve një për një. Një pjesë e këtyre kërkesave janë për Universitetin. Duhet ta bëjnë pedagogët. Gjithë studentët më shkruajnë mua, ‘mos ua lër në dorë atyre’. Këta që bërtasin, dhe që bëjnë greva dhe që ulërijnë duhet të përgjigjen. Po e morët dot përgjigjen hajdeni më lajmëroni”, tha kryeministri.

Duke e përsëritur kërkesën e tij, Rama i cilësoi librat e pedagogëve, mizerabël.
“Për titujt akademikë, për librat që ju shesin, librat mizerabël, po e morët përgjigjen më lajmëroni dhe mua dhe pastaj jam unë prapë fajtori s’ka problem”, u shpreh Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRISHI TAKIMIN E MINISTRES/ Kush është KAMIKAZI i PD-së që ka bllokuar Universitetin e Shkodrës
Previous article MOS U LANI NË 6 TË MËNGJESIT/ Bella Hadid jep një mësim të vlefshëm për të gjithë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për… Aktualitet

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për…

EKSTRADOHET NGA BRAZILI ARTEF LEKA/ I dënuar nga Gjykata e Shkodrës për tentativë abuzimi seksual me të mitur Aktualitet

EKSTRADOHET NGA BRAZILI ARTEF LEKA/ I dënuar nga Gjykata e Shkodrës për tentativë abuzimi seksual me të mitur

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT