• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË THONË DUA BUKË, ÇA T’U JAP UNË?” Historia e trishtë nënës me 3 fëmijë (VIDEO)
Home
Sociale

“MË THONË DUA BUKË, ÇA T’U JAP UNË?” Historia e trishtë nënës me 3 fëmijë (VIDEO)

2 February, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Emisioni “Stop” në Tv Klan u ka bërë apel biznesmenëve dhe qytetarëve që të kontribuojnë për të ndihmuar familjen Norja në lagjen “Shahinaj” të Shijakut. Kjo familje prej 4 anëtarësh jeton në kushte të mjerueshme, nuk ka të ardhura të mjaftueshme për të përballuar jetesën, ndërsa shtëpia ka përherë lagështirë.

Kryefamiljarja Anila Norja dhe 3 fëmijët e saj jetojnë me 60 mijë Lekë të vjetra në muaj. Anila është ndarë nga bashkëshorti i cili i ka braktisur duke i lënë vetëm.

“Këtu divani kalbet nga lagështira. Kur vjen nata ftohen llamarinat sipër. Nga llamarinat ftohet dhoma sikur të jetë frigorifer. Nuk kam batanijet, nuk kam rroba të vesh fëmijët. Kam shumë borxhe në dyqane. Në verë mbledh manaferra. Në dimër shkoj mbledh gjëra te pylli. Me 60 mijë Lekë në muaj ku të shkoj e ku të mbytem. Vjen fëmija nga shkolla, thotë dua bukë. Çfarë t’i jap? T’i jap duart e mia...”, thotë mes lotësh nëna e 3 fëmijëve.

Ndërsa fëmijët thonë se kërkojnë kushte si bashkëmoshatarët e tyre. Ata detyrohen që të ecin 20 minuta në këmbë për të mbushur ujë, pasi nuk kanë në shtëpi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDËRPRITET NDESHJA/ Rrëzim kaq të frikshëm në futboll nuk keni parë, lojtari humb ndjenjat (VIDEO)
Previous article MEZI PO PRESIM/ Zbulohet arsyeja e vizitës surprizë të Adelinës në Tiranë (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

TENTUAN TË VRISNIN DY PERSONA NË BERAT/ Arrestohet 36-vjeçari, vëllai i tij ende në kërkim Aktualitet

TENTUAN TË VRISNIN DY PERSONA NË BERAT/ Arrestohet 36-vjeçari, vëllai i tij ende në kërkim

DOSJA HETIMORE E SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin Aktualitet

DOSJA HETIMORE E SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT