Ndonëse edhe reperi Stresi edhe kantautori Kastro Zizo kanë marrë çmime në “Kënga Magjike” sërish ata duket se kanë hatërmbetje për kolegët që nuk i kanë votuar.
I pari ka qenë Stresi, i cili është shprehur se ndihet i nderuar për çmimit që ka marrë pasi ka marrë mbështetjen e publikur dhe jo nga kolegët e nderuar, siç i ironizon ai. “Sonte Fituam Cmimin E Internetit Te Publikut … Per Mua Anxhelo Koçi, Flor Bana ju them qe ky cmim ka rendesi me shum se vendi i pare sonte sepse na zgjodhi publiku dhe jo ju kolege te nderuar … flm,”-përfundon Stresi. Ndërkohë duket se nuk ka qenë edhe aq dashamirës kantaurtori Kastro Zizo, i cili kolegët që nuk i dhanë pikë apo që i dhanë shumë pak pikë i ka quajtur “puçër”. “
Falemnderit Tosi që ka lokalin ngjitur tek studio dhe ka super raki Përmeti. Falemnderit dhe për çdo puçër që na dha 0 pikë apo akoma më keq 1,2,3,4 apo 5 pikë…puçra ka qelb brenda, thjesht do shtrydhur! Hajt me t’mira…”,-përfundon Kastro. Ndërkohë hatërmbetje ka patur edhe nga disa këngëtarë që nuk u futën në finale si Rovena Stefa, Klejti Mahmutaj etj.