• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SHPËRTHEJNË” DIVORCET/ Ja cilat qytete mbajnë vendet e para
Home
Sociale

“SHPËRTHEJNË” DIVORCET/ Ja cilat qytete mbajnë vendet e para

1 February, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

4500 divorce janë rregjistruar nga të dhënat më të fundit të INSTAT për vitin 2017 në vendin tonë. Proporcioni i martesës dhe divorcin vijon të jetë në kahe të kundërta, ndërsa specialistët e INSTAT thotë se rritja edhe e moshës mesatare të martesës ndikon në uljen e lindshmërisë së popullsisë.

Më pak martesa dhe shumë më shumë divorce. Ndaj edhe përtej çdo pritshmërie për të kundërtën, mund të thuhet se vitet e fundit nuk kanë qenë “vitet e altarit”, por të gjykatave”.

Më shumë se 4500 çifte i janë drejtuar dyerve të gjyqësorit me kërkesë për zgjidhje martese, të paktën për vitin 2017.

INSTAT është ende në përpunim të shifrave për vitin 2018, ndërkohë specialistja Majlinda Nesturi tregon se që nga viti 1990 e deri në vitin 2018, numri i divorceve është rritur me 69 %.

Majlinda Nesturi: Në 100 martesa, 20 prej tyre përfundojë në divorc. Është pothuajse gjysma e asaj të BE, ndërkohë që në vendet e Bashkimit Europian ky koeficient është 40.

Megjithatë ulja e numrit të martesave dhe rritja e moshës mesatare të tyre sjell edhe efektet negative në lindshmërinë e popullsisë.

Majlinda Nesturi: Nga viti në vit numri i lindjeve në vendin tonë po zvogëlohet.Rritja në moshë në martesë sigurisht që pasohet dhe me rritjen e moshës në lindjen e parë, e cila sa më shumë të rritet aq më të pakta janë gjasat për të pasur më shumë fëmijë.

Qytetet që kanë numrin më të lartë të martesave mbeten Tirana dhe Fieri, ndërsa Gjirokastra dhe Kukësi martohen më pak.

Në qarkun e Tiranës në të dhënat më të fundit për vitin 2017 nga INSTAT janë shënuar 5904 martesa.

Pas tij vjen Qarku i Fierit me 2503 martesa, e më tej Durrësi me 2371 martesa.

Ndërsa në qytetet që kanë pasur më pak martesa në 2017 kryeson Gjirokastra me 460 martesa, i ndjekur nga Kukësi me 559 martesa dhe Dibra me 1074 martesa.

Qarqe me më shumë martesa

Qarku i Tiranës   5904 martesa

Qarku i Fierit       2503 martesa

Qarku i Durrësit   2371 martesa

Qarqe me më pak martesa

Qarku i Gjirokastër   460 martesa

Qarku i Kukësit        559 martesa

Qarku i Dibrës         1074 martesa

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FORCA VJEN NGA..."/ Bomberi Kuliarela në superformë, sekreti quhet… Debora (FOTO)
Previous article "GUIDO PRESIDENT"/ Maduro mesazh SHBA-ve: Po shkelët në Venezuelë, iu pret një “Vietnam”

k.autor

Postime të ngjashme

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon Aktualitet

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për… Aktualitet

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për…

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT