• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DALMATËT E DOBRAÇIT”/ I “FORTI” i Shkodrës provon 6 orë liri. Mori pjesë në…
Home
Breaking News

“DALMATËT E DOBRAÇIT”/ I “FORTI” i Shkodrës provon 6 orë liri. Mori pjesë në…

1 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

I konsideruar si kreu i një grupi tejet të rrezikshëm kriminal që ka vepruar ndër vite në Shkodër e që mund të jetë një ndër subjektet që do t’i nënshtrohet ligjit famëkeq 41 biss, ose ndryshe burgut të egër, Safet Bajri doli këtë të premte 6 orë në liri, për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij.

Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilat sqaruan se leja e vecantë për të paraburgosurin Bajri u dha vetëm pasi u mor edhe miratimi i prokurorisë për Krime te rënda dhe asaj të Shkodrës.

Në shkresat e prokurorive, që disponon News24 miratohet leja që Safet Bajri të marrë pjesë në varrimin e të atit, por duke e konsideruar si person me rrezikshmër të lartë shoqërore, institucionet e akuzës kërkojnë nga burgjet që në bashkëpunim me policinë e shtetit të marrin masa për të siguruar mbarëvajtjen e zbatimit të lejes.

I konsideruari si i “forti” i Shkodër, Safet Bajri u nis drejt qytetit të lindjes rreth rreth 10.20 të paradites së të premtes për të mbërritur në varrimin e të atit rreth orës 13.00. Burime të besuara për Neës 24 thanë se jo vetëm policia kishte marrë masa sigurie, por edhe vetë familjarët janë kujdesur për këtë.

Këto pamje filmike të siguara nga Neës 24 në hyrje të Dobraç, dëshmojnë se policia ka qëndruar në gatishmëri përgjatë 6 orëve, duke patrulluar përgjatë gjithë kohës.

I paraburgosuri mësohet se ka shkuar fillimisht në banesën e tij, e më pas drejt varrezave, për tu kthyer pas gjashtë orësh dhe izoluar sërish në ambjentet e paraburgimit 313 në Tiranës.
Safet Bajri u vu në pranga në shtator të 2018 në zonën e Xhamllikut në kryeqytet. Ai dyshohet të jetë kreu i një grupi kriminal që kryente trafik droge, vrasje dhe trukim ndeshjesh. Rezulton se bajri është dënuar edhe nga drejtësia belge për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit, dënim të cilin po e vuan në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDENTËT KËRKOJNË MËSIM/ Senati i UT voton për lirimin e MENJËHERSHËM të hapësirave të bllokuara
Previous article LARGIMI I ALESIA BAMIT/ Reagojnë nga "Tv Klan": E kishte mbushur kupën dhe...(FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon Aktualitet

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për… Aktualitet

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për…

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT