• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“300 MIJË LEKË PËR 30 FOTO”/ Rastet e SHANTAZHEVE. Si kërcënojnë meshkujt shqiptarë në rrjete sociale (FOTO)
Home
Ekskluzive

“300 MIJË LEKË PËR 30 FOTO”/ Rastet e SHANTAZHEVE. Si kërcënojnë meshkujt shqiptarë në rrjete sociale (FOTO)

1 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Me zhvillimin e teknologjisë vitet e fundit eshte përhapur edhe tendenca e meshkujve që kërkojnë më shumë seç duhet në bisedat online.

Në Shqipëri kjo formë e “gjobave” është kthyer në shantazhe apo kërcënime, ku djemtë të moshave te ndryshme kërcënojnë vajza se do ti publikojnë fotot nudo në rast se ato nuk i japin para apo favore seksuale.

I tillë ishte edhe rasti i sotëm ku një 23 vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Greqi pasi kishte shantazhuar një minorene. Shqiptari Edi Jaupllari e kërcënonte që të bënin seks.

Pasi kishin komunikuar e ndarë foto me njëri tjetrin në “Badoo”, shqiptari e kishte kërcënuar 16 vjeçaren greke se do t’i publikonte fotot nudo.

Çfarë ndodhi sot:

23 vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Greqi pasi kishte shantazhuar një minorene. Shqiptari Edi Jaupllari e kërcënonte që të bënin seks.

Pasi kishin komunikuar e ndarë foto me njëri tjetrin në “Badoo”, shqiptari e kishte kërcënuar 16 vjeçaren greke se do t’i publikonte fotot nudo.

24 GUSHT 2015

Ajo i fali dashurinë, por 24 vjeçari shqiptar e mbajti peng për 2 vjet duke e kërcënuar me fotot e saj nudo, nëse nuk i jepte shumën e parave që ai kbrkonte. Mediat greke shkruajnë për historinë e një 14-vjeçare greke, nga fshati Ilia, në Greqi, e cila ra viktimë e kërcënimeve të 24-vjeçarit shqiptar, i cili ishte ish-i dashuri i saj.

6 MAJ 2016

Gjobë me telefon. Tre të rinj kanë marrë në telefon një grua, duke e kërcënuar dhe duke i vënë një gjobë në para, pasi dispononin foto që e tregonin nudo.

E.P është kërcënuar nga tre të rinjtë, por policia ka vepruar pas denoncimit të saj duke arrestuar: Sokol Krajën 19 vjeç dhe dy bashkëpunëtorët e tij, dy të rinj 18-vjeçarë, E.S dhe A.B.

Gruaja kishte qenë në presion të madh gjatë këtyre kohëve. Nuk dihet vendi se ku është filmuar ajo.

1 NËNTOR  2016

“Une kam nja me shum se 30 foto nudo te tuat. Du 300 milek po deshe mos ta marri vesh gjithe familja jote ose e gjithe shkolla. Bone noj levizje tgabume keq per veten tate. Do i kene gjithe portalet”.

Këto janë vetën disa nga kërcënimet e mbërritura në postën private në rrjetin “Facebook”, në adresën e një vajze, më 25 mars 2016, nga një person i panjohur prej saj, me emrin Agron S.

30 MAJ 2018

I vjedhin fotot nudo në ‘’Facebook’’ duke  e kërcënuar se do ia publikojnë ato.

Por ngjarja ka marrë përmasa më të mëdha, pasi vajza ka denoncuar ngjarjen në polici.

Dy të rinjtë, e kanë kërcënuar për publikimin e fotove dhe nuk do ta bënin këtë gjë, vetëm në rast se vajza do t’u jepte 1 mijë euro.

Por vajza, identiteti i së cilës nuk bëhet publik ka menduar t’i denoncojë.

Ngjarja ka ndodhur në Shkodër, ku menjëherë policia ka hyrë në veprim për të parandaluar publikimin e këtyre pamjeve dhe ka vënë në pranga dy të rinjtë:Nikolin Gurraj 21 vjeç dhe Emiljano Shkambi 25 vjeç.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË TEMPERATURA TË FTOHTA/ Foshnja e porsalindur gjendet e BRAKTISUR në park
Previous article KUSHTON 150 MILIONË EURO/ Barcelona gjen zëvendësuesin e Suarez

F.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat... Aktualitet

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat...

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare Aktualitet

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT