• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHËNIM/ Alibitë qesharake të Berishëve për vizat dhe stërmundimi i shtypit për t’i pastruar
Home
Politikë

SHËNIM/ Alibitë qesharake të Berishëve për vizat dhe stërmundimi i shtypit për t’i pastruar

1 February, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Debati për mundësinë e ndalimit të udhëtimit të Berishëve në SHBA nuk është dhe nuk do të jetë kurrë një lajm zyrtar.

Nëse ekziston, ajo ekziston si një ngjarje që ka lidhje me kriteret që shteti amerikan ka vendosur për ish zyrtarë apo njerëz të rëndëishëm të një vendi të përfshirë në konspiracion apo veprimtari kriminale kundër SHBA.

Pyetjet drejtuar Departamentit të Shtetit për këtë gjë, janë banale dhe fyese për inteligjencën e lexuesve.

Departamenti i Shtetit nuk jep viza dhe nuk ndalon viza.

Departamenti i Shtetit është Ministria e Jashtme dhe vizat i jep dikush tjetër.

Askush nuk ka thënë që Berishët janë në listën e zezë të Presidentit të SHBA, apo në listën e personave që Departamenti i Shtetit ka listuar publikisht si të padëshiruar.

Nuk është çudi që ndonjë ditë të jenë edhe aty, ata dhe të tjerë, por nuk janë aktualisht.

Refuzimet e vizave janë sjellje politike që kanë të bëjnë me politikën e shtetit që jep vizë.

Nuk janë vetëm Berishët që mund tu jetë refuzuar viza për në SHBA. Ka plotë politikanë të tjerë, zyrtarë të pushtetit aktual, kryetarë bashkish, apo njerëz që ata dyshojnë se janë të papërshtatshëm për ta përdorur SHBA-në si vend udhëtimi. Për askënd prej tyre nuk ka njoftim publik.

Vangjush Dako për shembull e ka pranuar vetë publikisht se i është refuzuar viza,pasi ndryshe nuk do ta dinim që ia kanë refuzuar.

Kështu ka ndodhur me botues shtypi, me ish ministra dhe zyrtarë në detyrë. Kështu mund të ketë ndodhur dhe me Berishët si fis.

Kur Departamenti i Shtetit do të bëj betejë politike, ai i bën vetë publike, siç ishte rasti i prokurorëve dhe gjykatësve që kundërshtonin Reformën në Drejtësi. Për të tjerët nuk i bën dhe kjo është politikë e tyre.

Është dhe më qesharake pretendimi se Berisha ka vizë të përjetëshme për në SHBA, (nuk e di në çfarë passaporte e mban këtë) se në atë që ka mezor ka marrë një vizë në vitin 2001 pas shumë vitesh, nga viti 1996.

Nuk është fundi i botës, por kjo që po bën Berisha dhe gazetat e tij është turpi i botës. Bëjnë sikur pyesin dikë që nuk ka lidhje me çështjen, ndërkohë që shumë prej tyre mund të pyesin pronarët e tyre, për të njëjtin hall.

As atyre nuk ju ka ka dalë emri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SIMEONE SI PIPPO/ Festimi i tij i çmendur bëhet viral në pak orë (FOTO)
Previous article "TAKSA 100"/ Haradinaj: Nuk tërhiqemi, është vendosur kundër Rusisë

F.autor

Postime të ngjashme

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për… Aktualitet

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për…

EKSTRADOHET NGA BRAZILI ARTEF LEKA/ I dënuar nga Gjykata e Shkodrës për tentativë abuzimi seksual me të mitur Aktualitet

EKSTRADOHET NGA BRAZILI ARTEF LEKA/ I dënuar nga Gjykata e Shkodrës për tentativë abuzimi seksual me të mitur

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT