• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIALOGU/ Ambasadori amerikan në Beograd: Me marrëveshjen Kosovë-Serbi duhet ta dimë saktë ku është kufiri
Home
Rajon

DIALOGU/ Ambasadori amerikan në Beograd: Me marrëveshjen Kosovë-Serbi duhet ta dimë saktë ku është kufiri

1 February, 2019 F.autor Rajon

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kyle Scott, ka thënë se është shumë e rëndësishme që të dihet se ku është kufiri, ku është Serbia e ku është Kosova.

Këto deklarata Scott i ka bërë në një  intervistë në emisionin e mëngjesit në Tv Prva, duke shtuar se vija e kufirit ndërmjet dy shteteve duhet të jetë e qartë.

“Është e qartë që kufijtë duhet të jenë të qartë, ky është një element i marrëveshjes gjithëpërfshirëse, përveç çështjes së menaxhimit të burimeve, të drejtave të komunitetit serb, çështjes së pagesave, personave të humbur dhe krimeve të luftës”, ka thënë ambasadori amerikan.

Sipas tij një gjë duhet ditur qartë, se ku është Serbia dhe ku është Kosova.

“Harta e Serbisë në SHBA dhe harta e Serbisë në Serbi janë të ndryshme”, ka potencuar Kyle Scott, transmeton Gazeta Express.

Ndër të tjera në këtë intervistë Scott ka folur edhe për shkëmbimin e letrave ndërmjet  Aleksander Vuçiqit dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

“Pajtohem plotësisht me Vuçiqin, është e rëndësishme që të dy palët t’i kthehen dialogut prej të cilit do të vijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, është shprehur Scott.

Ai gjithashtu ka cekur se taksa e vendosur nga Qeveria e Ramush Haradinajnt ndaj produkteve serbe është një pengesë për vazhdimin e dialogut.

Sipas ambasadorit amerikan në Beograd, çfarëdo marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kërkon kompromis nga të dyja palët.

“Kjo marrëveshje nuk mund të imponohet nga jashtë, duhet të jetë një marrëveshje që është e qëndrueshme dhe e realizueshme, jo vetëm në letër, por që duhet realizuar. Ne nuk mund të bëjmë një marrëveshje që në interesit ë Serbisë dhe të Kosovës të arrijë një marrëveshje. Ata duhet të kthehen në dialog, dhe mendoj se vërtetë duan të vazhdojnë dialogun”, ka thënë ndër të tjera ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRABITJA E KAMBISTIT NË MEMALIAJ/ Kapet "KOKA" e grupit të "SKIFTERAVE" në Tiranë, ishte... (EMRI)
Previous article JU DHEMB SHPINA? Pozicionet më të mira të bërjes seks për 7 situata të ndryshme

F.autor

Postime të ngjashme

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë Rajon

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT