Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish sot ish-liderin e PD-së, Sali Berisha, për deklaratat e tij kundër Presidentit Hashim Thaçi.
Rama në një mesazh në Twitter ka akuzuar Berishën se me sulmin ndaj Thaçit, tregon se po vazhdon sulmet kundër liderëve të Kosovës.
“Furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit. Bëri thirrje për të refuzuar Rambujenë. Shpalli terroristë marksistë-leninistë luftëtarët e UÇK. Ibrahim Rugova s’denjoi t’i fliste më derisa vdiq. Sot e quan Presidentin e Kosovës argat albanofob të Beogradit! Vesi del me shpirtin”, shkruan Rama.


