• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GARA PËR SPAK/ Kandidojnë 5 prokurorë të Krimeve të Rënda. Ja emrat
Home
Aktualitet
Drejtësi

GARA PËR SPAK/ Kandidojnë 5 prokurorë të Krimeve të Rënda. Ja emrat

1 February, 2019 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Pesë prokurorë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në Tiranë kanë aplikuar deri më tani për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

 Konkretisht, prokurorët që dorëzuan dje aplikimin për të qenë pjesë e SPAK-ut janë Doloreza Musabelliu dhe Eugen Beci. Ky i fundit ka qenë edhe drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Më herët, për të qenë pjesë e strukturave të SPAKut kanë aplikuar prokurorët Anton Martini, Besnik Muçi dhe Klodian Braho.

Të gjithë ushtrojnë detyrën e tyre të Krimet e Rënda, ndërsa ende nuk kemi parë një kandidaturë jashtë saj. Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpalli 15 vendet vakante për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme dy javë më parë, ndërsa afati është deri në javën e parë të muajit shkurt. Ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion do të shkrijë Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe një pjesë e kompetencave të saj do t’u kalojnë gjykatave të rretheve.

SPAK nënkupton krijimin e një gjykate dhe prokurorie të dedikuar vetëm për hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e korrupsionit, krimit të organizuar si dhe të gjitha veprave penale nga zyrtarë të kaluar dhe aktualë të nivelit të lartë. Qëllimi i Prokurorisë së Posaçme është pasja e një prokurorie të përgjegjshme dhe të specializuar, për të hetuar dhe ndjekur penalisht çështjet e vështira të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe krimet e kryera nga zyrtarë të rëndësishëm, në mënyrë të pavarur dhe pa asnjë ndikim të papërshtatshëm.

Me ngritjen e SPAK-ut do të ngrihet Prokuroria e Posaçme dhe Byroja e Hetimit. Kjo e fundit është një seksion i specializuar i Policisë Gjyqësore, nën varësinë e Prokurorisë së Posaçme. Në mënyrë që të ruhet një marrëdhënie operacionale dhe informuese, me shërbime të tjera policore, sidomos për operacione që kërkojnë shumë punë, si kontrolle të befasishme, vëzhgime apo arrestime, ka edhe shërbime të Policisë Gjyqësore.

EMRAT

1. Doloreza Musabelliu
2. Eugen Beci
3. Anton Martini
4. Besnik Muçi
5. Klodian Braho

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E NJIHNI SI BORA ZEMANI/ Ja cili është emri i vërtetë i moderatores (FOTO)
Previous article VRASJA E ISH-POLICIT BILALI NË TIRANË/ Familja Xhabafti:S'kemi lidhje,i kemi mbyllur...

F.autor

Postime të ngjashme

PLANI I MASAVE PËR SEZONIN TURISTIK/ Policia: Monitorim nga ajri me dronë dhe zero tolerancë për mjetet lundruese Aktualitet

PLANI I MASAVE PËR SEZONIN TURISTIK/ Policia: Monitorim nga ajri me dronë dhe zero tolerancë për mjetet lundruese

ATENTATI NDAJ ISH-PROKURORIT NDOJA/ Dënohet me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishaj Aktualitet

ATENTATI NDAJ ISH-PROKURORIT NDOJA/ Dënohet me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishaj

PARASHIKIMI PËR SOT/ E premte me mot kryesisht të qëndrueshëm, reshje të dobëta lokale në mesditë Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ E premte me mot kryesisht të qëndrueshëm, reshje të dobëta lokale në mesditë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT