• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E ISH-POLICIT BILALI NË TIRANË/ Familja Xhabafti:S’kemi lidhje,i kemi mbyllur…
Home
Breaking News

VRASJA E ISH-POLICIT BILALI NË TIRANË/ Familja Xhabafti:S’kemi lidhje,i kemi mbyllur…

1 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia mori ditën e djeshme në pyetje katër anëtarë të familjes Xhabafti në lidhje me vrasjen e Arben Bilalit.

Burime nga grupi hetimor pohuan se pjesëtarët e familjes Xhabafti kanë mohuar që të kenë lidhje me ngjarjen. ‘Nuk kemi lidhje, nuk e kemi porositur ne.

I kemi mbyllur konfliktet’ mësohet se kanë deklaruar ndër të tjera anëtarët e familjes Xhabafti para grupit hetimor që po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Arben Bilali ka pasur konflikte në të kaluarën me familjen Xhabafti në Tiranë, përplasje të cilat datojnë që nga 1994-1997 dhe janë mbartur përgjatë disa viteve, duke prodhuar edhe viktima. Atentatet ndaj familjes Bilali datojnë që në 1997 ku u vra Bujar Bilali në Tiranë.

Në maj të vitit 2010, tentohet të vritet Arben Bilali. Ndërsa disa muaj më pas ekzekutohet vëllai i tij Leonard Bilali i sapo kthyer nga Italia. 9 vite më vonë, krimi godet sërish familjen Bilali duke ekzekutuar në atentat pranë banesës, Arben Bilalin, ish-oficer policie.

Ish-polici Arben Bilali u ndoq për më shumë se 10 minuta nga atentatorët para se të vritej para shtëpisë së tij në Selitë.

Burime nga Policia e Tiranës thane se Arben Bilali bashkë me një shokun e tij kanë qenë në zonën e shkollës ‘Vasil Shanto’ me një makinë Golf 4. Pikërisht në këtë vend kamerat e sigurisë kanë filmuar një makinë Mercedez Benz që po ndiqte Arben Bilalin.

Kjo makinë me targa të falsifikuara, që i përkasin një ‘FIAT’-i  në Vlorë, që pronari ka bërë denoncim se ja kanë vjedhur në gusht të 2017, nuk është pikasur nga ish-polici për shkak se ai ishte në vendin e pasagjerit. Që nga Shkolla Vasil Shanto deri tek banesa në Selitë, autorët kanë qëndruar pas makinës Golf dhe sapo ka dalë Arben Bilali e kanë qëlluar me breshëri automatiku me silenciator.

Më shumë se 15 herë është qëlluar në drejtim të ish-polici, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GARA PËR SPAK/ Kandidojnë 5 prokurorë të Krimeve të Rënda. Ja emrat
Previous article DITËLINDJET E 1 SHKURTIT/ Njihuni me VIP-at që FESTOJNË sot. Nga vajza e Kylie Jenner tek... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj Breaking News

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT