• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Droga në Durrës/ Zbulohet personi që do të priste ngarkesën në Gjermani, zbardhen rolet e tjera
Home
Aktualitet
Drejtësi

Droga në Durrës/ Zbulohet personi që do të priste ngarkesën në Gjermani, zbardhen rolet e tjera

10 December, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Hetimet e Krimeve të Rënda kanë arritur të zbërthejnë të gjithë grupin që trafikoi 2.5 ton kanabis në muajin Janar nga porti i Durrësit dhe të zbulojnë rolin e gjithësecilit nga 12 personat e arrestuar.

Nga hetimet rezulton se në krye të grupit qëndronin nënkomisari i policisë Festim Lelaj dhe shtetasi Euron Hoti.

Oficeri i policisë siguronte mosprekejen e drogës nga aksionet e policisë. Ndërsa Hoti kishte siguruar dy kamionë me lendë drusore me qëllim tranportin drejt Gjermanisë, aty ku ishte dhe destinacioni perfundimtar i drogës.

Pritësi i lëndës narkotike ishte pikërsisht Hoti, i cili mbante edhe një emër tjeter, atë të Artan Abasit. Ai përdorte një pasaportë angleze të falsifikuar dhe hiqej si shqiptar nga Kosova.

Shofer i kamionit ishte Dhimo Koraj i cili u arrestua në Itali pasi kamioni me drogë doli nga Porti i Ankonës, shkruan tv klan.

Dy efektivët e policisë në Portin e Durrësit Agron Kapllanaj e Gëzim Dervishi si dhe dy doganierët Altin Katundi si dhe Mikail Hila kanë neglizhuar me detyrën duke lejuar kalimin e drogës. Prokuroria i konsideron veprimet e qëllimshme dhe i konsideron si pjesë të grupit.

Skënder Siceqa dhe Aurel Lazaj dyshohet se kanë trafikuar një tjetër ngarkesë që po i njëjti grup ka kaluar nga Porti i Vlorës në vitin 2014. Në këtë kohë punonjes policie në këtë pikë kufitare ka qenë nënkomisari Lelaj. Tre të arrestuarit e tjerë Arbi Mustafa dhe Malton Lleshi dyshohet se kanë siguruar lëndën narkotike, kryesisht në zonën e Vlorës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ ‘Kemi President mbi palët’, ‘Lali Erin po e lëpin një qen’, mos e humbisni reagimin e Metës dhe Veliajt
Previous article FLOGERT MUÇA: Pse Llalla është fatlum që po ikën me procedurë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu” Aktualitet

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT