• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E ISH POLICIT NË TIRANË/ “Po më ndjekin”, Arben Bilali kishte dalluar para një jave një makinë…
Home
Breaking News

VRASJA E ISH POLICIT NË TIRANË/ “Po më ndjekin”, Arben Bilali kishte dalluar para një jave një makinë…

31 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Arben Bilali është mbajtur në vëzhgim për 1 javë nga atentatorët përpara se të vritej dje në drekë me një breshëri automatiku. Gazeta Mapo ka mësuar të dhëna nga grupi hetimor, ku nga kamerat e sigurisë rezulton se një motor dhe një automjet tjetër qëndronin pranë shtëpisë së ish-policit.

Nga 15 personat e shoqëruar, Policia ka në dorë një dëshmi të vlefshme, të njërit prej miqve të Arben Bilalit. Ai u ka thënë hetuesve se disa ditë para ngjarjes ka qënë duke udhëtuar me Arben Bilalin dhe ka parë një makinë të zezë që po i ndiqte. Madje dëshmitari i ka thënë edhe ish-policit se dikush po i vëzhgonte dhe të dy kanë vendosur që të thërrasin disa miq të tjerë, por më pas makina e zezë ishte larguar. Dëshmitari madje i ka dhënë policise edhe targën e makinës.

Ndërkohë nga kamerat e sigurisë është identifikuar vetura që u përdor nga atentatorët, Benz me targë AA 757 RV. Kjo targë i përket një makine Fiat Punto në Vlorë, por që pronari ka bërë denoncim se ja kanë vjedhur në gusht të 2017-së.

Mes personave të pyetur janë edhe anëtarë të familjes Xhabafti, me të cilët familja Bilali ka patur konflikt që prej vitit 1997-të. Anëtarët e familjes Xhabafti kanë mohuar se kanë lidhje me ngjarjen.

Deri më tani hetuesit nuk kanë gjetur prova të mjaftueshme për të identifikuar autorët e kësaj ngjarje. Sipas të dhënave, Arben Bilali sapo kishte zbritur nga makina e një shoku, kur atentatorët janë afruar dhe kanë qëlluar më shumë se 15 herë drejt tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KA SHANSE QË..."/ Enzo Francescoli favorizon "Los Blancos" mbi Inter: Ylli argjentinas drejt...
Previous article "PËRGJIMET DHE DAKO"/ Alfred Peza: Shkrimi investigativ është i PAPLOTË (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon Aktualitet

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për… Aktualitet

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për…

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT