Rikthimi i reshjeve të dëborës në zonat malore, ka sjell probleme në rrugët e disa fshatrave.
Një batalion i Xhenios të Komandës Mbështetëse realizoi hapjen e rrugës së bllokuar nga dëbora në fshatin Golem të Njësisë Administrative Picar, në Prefekturën e Gjirokastrës.
Ministria e Mbrojtjes thotë se operacioni ka mundësuar hapjen e 7.8 km rrugë, e cila lidh fshatin me njësinë administrative.
“Po ashtu me hapjen e rrugës fëmijët e kësaj zonë mund të ndjekin rregullisht mësimin. FA-të vazhdojnë të jenë në gatishmëri për çdo rast emergjence në ndihmë të banorëve që mund të kenë probleme si pasojë e motit të keq”,sqaron Ministria e Mbrojtjes.


