Kryetarja e ARRSH, Sonila Qato në nja dalje për mediat njoftoi se janë s’kualifikuar të gjitha ofertat e paraqitura për projektin e Unazës së Re për mos përputhje të kritereve.
“Komisioni i Vlerësimit të Ofertave u ka ofruar të gjitha kompanive s ‘kualifikimin e ofertave të paraqitura, pasi nuk plotesojne kriteret. Sot do i paraqes ministres Balluku një proces transparent. Kompanitë janë partnere të ARRSH dhe dialogu dhe transparenca do jetë parësore. Kompanitë kanë të drejtën të animojnë. Në lotët e tjera të projektit do vijojnë punimet dhe shpronësimet, pasi ky projekt do të realizohet”- tha Qato.


