• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Zbulohet ndërmjetësja shqiptare në bandën e Habilajve
Home
Breaking News

Zbulohet ndërmjetësja shqiptare në bandën e Habilajve

23 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News

Banda e Habilajve ka qenë në përgjim nga autoritetet italiane edhe gjatë vitit 2017. Në janar të 2017-s, Gjykata e Catanias ka rinovuar lejen që Policia të ushtrojë përgjimet telefonike dhe ato ambientale mbi bandën e Moisi Habilajt.

Panorama shkruan sot se sipas dokumentit të Prokurorisë italiane, në skenën e bandës kishin dalë disa personazhe të reja, si shoqëruesja e Moisi Habilajt në udhëtimet në Sicili, Brunilda Alikaj.

Kjo e fundit nga përgjimet (faqja 351) rezulton të jetë eksperte telekomunikacioni dhe në një rast udhëzon bashkëpunëtorin e Moisi Habilajt, Maridian Sulajn, që të tregohet i kujdesshëm me përdorimin e telefonit, sidomos në Itali.

Alikaj shërbente si ndërmjetëse mes Moisi Habilajt dhe Maridian Sulajt, në mënyrë që këta të dy të mos kishin komunikim të drejtpërdrejtë, pasi kishin dyshimin që ishin nën përgjim.

Madje, ata kishin sofistikuar dhe mënyrën e komunikimit mes tyre, duke përdorur citofonat e rezidencave në mënyrë që të mos regjistroheshin bisedat mes tyre.

Efektivët e policisë që mbikëqyrnin bandën e Habilajve arritën të siguronin prova dhe të zbulonin transportin e lëndëve narkotike që banda e Habilajve po organizonte në zonën e Portopalos.

Në udhëtimin e tij të fundit në Sicili, Moisi Habilaj ka qenë i shoqëruar në këtë rast nga një bashkatdhetare, e njohur si Brunilda Alikaj. Nga verifikimet e SDI, nga përgjimet u zbulua se Moisi Habilaj, pasi zbarkoi në Brindisi, në darkën e 12.01.2017, ka kontaktuar menjëherë Angelo Busaccan dhe është drejtuar në zonën e Modicas, më 13.01.2017, thuhet në përgjimin e Policisë italiane

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bebe Rexha përfundon në spital
Previous article Dy shqiptarë në formacionin e javës në Zvicër

Redaktor2

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT