Shqipëria tashmë si destinacion turistik gjithëvjetor ofron vende mjaft interesante për tu eksploruar dhe gjatë stinës së dimrit.
Turizmi i bardhë në vendin tonë çdo ditë e më shumë po frekuentohet nga turistët aventurier vendas dhe të huaj të cilët eksplorojnë asetet e vendit tonë duke bëri ski,hiking dhe duke shijuar bukuritë e peizazheve nën madhështinë e dëborës.
Së fundmi grupi i Albania Alpine Adventure, ishte në Fushë Studën duke realizuar me sukses ngjitjen në atë që është shndërruar absolutisht në destinacionin më të preferuar për sportin e hiking në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë dhe jo vetëm por ata u ngjitën deri në Maja e Gurit.
Ky park gjatë janarit është shndërruar në destinacionin e fundjavës për ata që pëlqejnë turizmin aventurier pasi ofron mjaft shtigje interesante për tu eksploruar.Dëbora e këtij muaji e ka bërë parkun Shebenik-Jabllanicë ideal për ski dhe peizazhi duket i mrekullueshëm nga bardhësia që e ka mbuluar.







