Një sasi prej 10 kg heroinë është sekuestruar këtë të mërkurë, në Tiranë ku mësohet se policia ka arrestuar 5 persona.
Një sasi prej 10 kg lëndë narkotike është sekuestruar këtë të mërkurë, në kryeqytet. Burime për bëjnë me dije se në kuadër të një operacioni antidrogë , policia e Tiranës ka vënë në pranga 5 persona, emrat e të cilëve ende nuk janë të identifikuar. Mësohet se arrestimet e tyrë janë kryer pranë një Qëndre Tregtare, në zonën e rrethrrotullimit në Sauk.


