Ngjarja që tronditi sot Tiranën mësohet ti ketë rrënjët pas në vite.
Arben Bilali, ëhstë 50 vjeçari që mbeti viktimë e një atentati paraditen e sotme, për të cilin dyshohet se është qëlluar me 10 plumba nga një automjet i tipit “Benz” në ecje.
Arben Bilialit, që mbeti i vrarë 9 vite më parë i kanë vrarë edhe vëllain, Leonard Bilalin në të njëjtën rrugë, vetëm 900 metra më tutje nga vendi i krimit sot.
Leonard Bilali
Ky i fundit mësohet të ketë qënë ish mundës i Dinamos. Pas në vite, kur ndodhi vrasja e Leonardit në 2010 kishte dyshime të forta se Bilali ishte i përfshirë në konflikte dhe dyshohej si për vrasje.
Përmendim këtu edhe vëllain tjetër, Bujar Bilalin që është vrarë në 1997.
Policia po heton pistën e hakmarrjes. Kjo pasi Arben Bilali ka pasur konflikte me familjen Xhabafti në Tiranë. Konflikte të nisura në vitet 1994 dhe 1997.
/AlpeNews.al



