• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARANDALIMI TEK FEMRAT/ Për herë të parë FOND i veçantë për depistimin e kancerit të…
Home
Sociale

PARANDALIMI TEK FEMRAT/ Për herë të parë FOND i veçantë për depistimin e kancerit të…

30 January, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Në Shqipëri është miratuar për herë të parë Programi i Depistimit të Kancerit të Qafës së Mitrës që ofron depistimin e kancerit të qafës së mitrës nëpërmjet testit të HPV-së, shërbim ky i cili pritet te ofrohet falas për gratë nga mosha 40-49 vjeç, me qëllim parandalimin e kësaj sëmundje të rëndë.

Qeveria miratoi sot Programin Kombëtar të depistimit të kancerit të qafës së mitrës në Shqipëri, programi i parë në nivel kombëtar për një prej tumoreve më të përhapura te gratë. Ky program kombëtar ka për qëllim identifikimin e hershëm dhe parandalimin e kancerit të qafës së mitrës.

Testimi me HPV që parashikohet të kryhet, i koordinuar nga Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet Institutit të Shëndetit Publik, do të ofrohet falas për gratë e grupmoshës 40-49 vjeç, që është edhe grupmosha më e prekur nga kanceri i qafës së mitrës.

Me këtë program Kombëtar, shërbimet e organizuara të këshillimit dhe marrjes së mostrave për laborator kryhen pa pagesë për gratë e grupmoshës 40-49 vjeç, pranë qendrave shëndetësore në Shërbimet e Kujdesit Parësor, të cilat sigurojnë edhe informimin e grave mbi programin.

Shërbimet e diagnozës së mëtejeshme dhe të trajtimit eventual mjekësor kryhen pa pagesë për gratë e përfshira në program, në shërbimin spitalor publik për të gjitha gratë që rezultojnë pozitive në depistim.

Në Shqipëri kanceri i qafës së mitrës është kanceri i dytë më i shpeshtë pas kancerit të gjirit.

Mbi 100 gra diagnostikohen me këtë kancer dhe pothuaj 40% e tyre humbin jetën nga ky kancer çdo vit në vendin tonë. Kanceri i qafës së mitrës prek gratë e moshave të mesme.

Miratimi i këtij programi nga qeveria shqiptare është shumë i rëndësishëm sepse programi kombëtar I depistimit të kancerit të qafës së mitrës ka një potencial të lartë parandalimi.

Është programi më kosto-efektiv i depistimit të kancereve që ekziston sot në botë. Sepse duke e kapur në faza të hershme, parandalohet mbi 80% të vdekjeve të parakohëshme. Ky është një program i rekomanduar edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë i finalizuar sot nga Qeveria Shqiptare

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI NDAJ ISH POLICIT NË TIRANË/ Dëshmitë: Tre persona të maskuar e qëlluan për vdekje dhe...
Previous article ATENTATI NDAJ ISH POLICIT NË TIRANË/ Dalin PAMJET e para, makina... (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike Aktualitet

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar Aktualitet

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim... Aktualitet

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT