• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KONTAKTE ME KRIMIN/ Sot nis izolimi i 270 të burgosurve. Si do veprohet
Home
Breaking News

KONTAKTE ME KRIMIN/ Sot nis izolimi i 270 të burgosurve. Si do veprohet

30 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News

Duke filluar nga sot, në burgjet shqiptare do të aplikohet regjimi i posaçëm “41-bis”, që parashikon izolimin e 270 të burgosurve të parë, të cilët dyshohet se mbajnë kontakte me botën e krimit jashtë burgut.

Foto ilustrim
Foto ilustrim

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, deklaroi se këtij regjimi do t’i nënshtrohen 270 të dënuar apo që janë në proces gjykimi, pasi dyshohet se vijojnë kontaktet me botën e krimit jashtë. Gjatë një konference ku merrte pjesë edhe prokurori i Antimafias italiane, ministrja e Drejtësisë tha se janë marrë masa për rritjen e sigurisë në burgje dhe se prokurori De Raho sjell në vendin tonë eksperiencën italiane.

gjonaj

“Aktiviteti përkon me një moment shumë të rëndësishëm të luftës që po zhvillon Shqipëria kundër krimit të organizuar dhe të masave konkrete që po ndërmerren në kuadër të kësaj lufte. Pikërisht përkon me masat që kemi marrë për të rritur sigurinë në sistemin e burgjeve në përgjithësi dhe kryesisht për anëtarët e grupeve të krimit të organizuar dhe terrorizmit, që ndodhen në institucionet tona penitenciare.

Ky takim përkon me hyrjen e ndryshimeve të ligjit, ‘Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve’, ose të regjimit të posaçëm të sigurisë së lartë, i ashtuquajturi nga të gjithë neni ’41-bis’, pasi origjina e tij është pikërisht modeli italian ’41 bis’”, u shpreh dje Gjonaj.

REGJIMI “BIS-41”

Regjimi i burgjeve, i quajtur “41-bis”, u aplikua për herë të parë në Itali në vitin 1992, si një nevojë dhe domosdoshmëri për të ndaluar komunikimin e të burgosurve të rrezikshëm me njerëz të jashtëm, për të mos vijuar drejtimin e organizatave mafioze. Kjo masë u prezantua në vitin 1992, kohë kur humbën jetën Giavoni Falcone dhe Paolo Boerselino, si mburojë specifike për anëtarët e grupit mafioz Cosa Nostra dhe grupe të tjera të ngjashme me të.

Qëllimi i këtij lloj regjimi është nevoja për të penguar komunikimin e të burgosurve me njerëz të tjerë jashtë burgut. Në këtë mënyrë mund të pengohen “bosët” apo “kokat” e krimit të organizuar që të mbajnë sërish kontakte me anëtarët e grupeve jashtë burgut dhe të urdhërojnë veprimtarinë. Ky lloj regjimi limiton numrin e takimeve të të burgosurit me familjarët, ku sipas ligjit italian, lejohet vetëm një takim në muaj. Gjithashtu, në zbatim të këtij regjimi ndalohet kontakti fizik i të dënuarit apo të paraburgosurit me familjarët, ndërsa çdo bisedë mes tyre regjistrohet.

Të burgosurit kanë mundësinë e një telefonate 10-minuteshe në muaj, edhe ajo e regjistruar. Atij i ndalohet çdo objekt personal në qeli, si stilolaps, blloqe apo para. Në rast sëmundjeje, të sëmurët transferohen në reparte spitalore sipas dispozitave të “41-bis”. Po ashtu, ka një limit për kohën e qëndrimit jashtë, që nuk mund të jetë më shumë se dy orë në ditë dhe në grupe jo më shumë se 4 vetë. Të burgosurit janë aq të vëzhguar, sa është e pamundur të komunikojnë mes të dënuarve, të gatuajnë, të shkëmbejnë objekte dhe janë grupe sociale të ndryshme të dënuarish.

MINISTRJA

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, u shpreh se lufta kundër krimit të organizuar është një prioritet absolut i qeverisë shqiptare, e cila është angazhuar me të gjitha kapacitetet e saj në këtë sfidë madhore. Italia si vend fqinj, por edhe të gjitha vendet e tjera të Bashkimit Europian, kanë qenë gjithmonë proaktive dhe të pranishme në çdo iniciativë të ndërmarrë nga qeveria shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar.

“Ky është një hap më tej në konsolidimin e kësaj lufte, hap që do të shoqërohet nga iniciativa të tjera, siç është paketa antikrim, e cila do të prezantohet shumë shpejt dhe që ka si synim ndryshime legjislative dhe ndërhyrje thelbësore në kuadrin ligjor aktual, përfshirë edhe reformimin e Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Gjonaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZGJOHESHA E TMERRUAR NGA VIZIONET"/ Aktorja e njohur tregon eksperiencën me filmin e fundit
Previous article VËMENDJE VAJZA! Ju prezantojmë me 6 trendet e guximshme që duhet t’i provoni para të 30-tave

F.autor

Postime të ngjashme

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike Aktualitet

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar Aktualitet

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim... Aktualitet

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT