• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
“SHTHURET” POLITIKA FISKALE/ Ulja e pragut të TVSH pa rezultat
Home
Ekonomi

“SHTHURET” POLITIKA FISKALE/ Ulja e pragut të TVSH pa rezultat

30 January, 2019 k.autor Ekonomi

Amendimi vit pas viti i ligjeve fiskale ka cenuar progresin që qeveria shqiptare duhet të arrinte në drejtim te të ardhurave.

Fondi Monetar Ndërkombëtar në rishikimin e fundit të marrëveshjes me Shqipërinë vë në dukje se janë bërë përmirësime sa i përket sistemeve të informacionit dhe teknologjisë për administrimin e taksave, por nga ana tjetër sistemimi tatimor ka rënë pre e ndryshimeve të shpeshta shpesh të fokusuara në objektivat sektoriale.

Politikat e tilla, përfshirë ndryshimet në paketën fiskale të 2019 mund të shtrembërojnë alokimin e burimeve, minojnë integritetin e sistemit tatimor, dobësojnë bazën tatimore dhe komplikojnë mbledhjen e të ardhurave, vë në dukje Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Për të ilustruar shthurjen e politikes fiskale Fondi merr në analizë uljen e pragut të TVSH-së

“Për shembull, ulja e pragut të TVSH-së në vitin 2018 rriti numrin e tatimpaguesve me rreth 30 për qind. Mirëpo ky numër tatimpaguesish veç sa rriti barrën mbi administratën tatimore dhe bizneset e vogla, ndërsa përfitimet në të ardhura ishin të vogla”, referon FMN në analizën për Shqipërinë.

Në mënyrë të ngjashme, futja e pragjeve tatimore të shumëfishta për Tatimin mbi Fitimin mund fragmentojë sistemin dhe të çojë në ndarjen e bizneseve.

Stafi i FMN-së u bëri thirrje autoriteteve shqiptare të pezullojnë përjashtimet të mëtejshme nga taksat, teksa duhen të merren në konsiderate pezullimi i përjashtimeve fiskale të dhëna më parë.

Fondi thotë se ndryshimet në politikën tatimore duhet të jenë të rralla dhe të mirëmenduara. Ndryshimi i politikave fiskale duhet të marrë në konsideratë rëndësinë e stabilitetit makroekonomik dhe klimën e klima e investimeve.

Para se të ndryshojnë një ligj fiskal autoritet duhet të bëjnë analiza rë thelluara për të vlerësuar ndikimin e tyre në të ardhura. Për më tepër, autoritetet janë këshilluar të marrin në konsideratë përgatitjen e një strategjie gjithëpërfshirëse të të ardhurave afatmesme.

Sipas rekomandimeve të Fondit Shqipëria duhet të rrisë më tej taksat mbi karbonin, makinat dhe naftën.

Baza e TVSH-së duhet të zgjerohet mbi ilaçet, makinat , shitjet e banesave, arsimi dhe turizmi.

Fondi rekomandoi gjithashtu rikthimin e tatimit mbi të ardhurat e biznesit të vogla dhe rritjen e mëtejshme të akcizës për cigaret.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA AKADEMIA NË REKORD TRANSFERIMESH/ Njihuni me ndryshimin e Barcelonës
Previous article SHPËRTHIMI ME TRITOL NË FUSHË-KRUJË/ Detajet e REJA: Pronari i garazhit, polic në burgun e...

k.autor

Postime të ngjashme

KOMPESIM PËR TRANSPORTIN PUBLIK/ 50 lekë/litër karburanti për 5 muaj! Aplikimet hapen më 10 nëntor Ekonomi

KOMPESIM PËR TRANSPORTIN PUBLIK/ 50 lekë/litër karburanti për 5 muaj! Aplikimet hapen më 10 nëntor

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET/ Ja sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET/ Ja sa do të shiten nafta dhe benzina

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Sa do të shiten nafta dhe benzina Breaking News

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Sa do të shiten nafta dhe benzina

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT